Qafë Mollë, ripaketohen 100 tonë
helme,  pritet eksporti jashtë

QAFE MOLLE- Mbyllet sot projekti i ripaketimit të rreth 100 ton kimikateve të mbetura në Qafë-Mollë nga një projekt i financuar nga OSBE. Në ceremoninë e mbylljes së projektit merr pjesë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ambasadori i OSBE në Tiranë, Florian Rauning.

Ministri Kodheli shprehu vlerësimi për punën e bërë nga kompania greke që ka realizuar paketimin e kimikateve.

“Këto mbetje të rrezikshme janë paketuar për t’u shkatëruar jashtë shtetit. Në më pak se dy muaj u paketuan mbetjet e rezikshme. Ky bashkëpunim nisi nga viti 2008 së pari me Suedinë. Jemi të vendosur për të çuar deri në fund demontimin e mbetjeve. Ne kemi menaxhuar me sukses dhe pa pasojë operacionin. E rëndësishme është të identifikojmë mbetjet e t’i asgjësojmë”, tha ministrja Kodheli.

Ndërsa, ambasadori i OSBE në vendin tonë, Florian Raunig, tha se për transportin e këtyre mbetjeve nevojiten 250 mijë euro. Ndërsa theksoi se kimikatet duhet të ruhen në kushte të sigurta.

“Kimikatet ruhen në kushte të sigurta. Duhen 250 mijë euro për transportin e mbetjeve. Mbetjet do t'i shkatërojmë jashtë Shqipërisë. Janë shkatërruar 120 ton dikloretan, 60 ton karburant toksik”, tha ambasadori i OSBE, Florian Rauning.

Zona e Qafë-Mollës ka qenë pjesë e debateve sa i takon vendndodhjeve për një asgjësim të mundshëm të arsenalit të ASSADI-it, nëse Shqipëria, do ta konsideronte vendin tonë, si mikpritës të tyre.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar

Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar