Njësia e Antikontrabandës dhe Drejtoria e Hetimit në Doganën e Qafë Morinës zbuluan dhe sekuestruan mbrëmjen e së enjtes një sasi cigaresh kontrabandë të markave “Trokadero” dhe “Ronson”, në një furgon që transportonte mallra nga Kosova në Shqipëri. Si përgjegjës për këtë vepër penale u arrestuan poseduesi i mallit, E.K si dhe doganieri Bilbil Çuni. 

Malli kontrabandë u gjet pas një kontrolli në furgonin me targë AA967MG nga ku u konstatua sasia e cigareve të padeklaruara nga ky shtetas tek autoritetet doganore në Qafë Morinë. Gjithashtu, në vijim të hetimeve të kryera lidhur me këtë rast, rezultoi se doganieri Bilbil Çuni nuk kishte ushtruar kontroll në mjet, duke shpërdoruar kështu detyrën.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com