QAFË THANË - Një kamion ka dalë nga rruga në një nga kthesat e Qafë Thanës, ndërsa është përplasur  më pas me një shkëmb.  
 
Sipas policisë, kamioni ishte  ngarkuar me pllaka gipsi, ndërsa dyshohet se është përmbysur nga pesha e rëndë si dhe nga pjerrësia e rrugës.
 
Nga aksidenti fatmirësisht nuk ka viktima, ndërsa drejtuesi i kamionit ka marrë disa dëmtime të lehta por pa rrezik për jetë.
 
Policia është në vendngjarje dhe po punon për  zbardhjen e plotë të aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm

kamioni me logo
aksidenti kamioni
aksidenti kamioni
(Në foto: Kamioni i përmbysuar në Qafë Thanë)


Redaksia Online
(g.f /A.Ç/Shqiptarja.com)