QAFË- THANË- Tre të huaj kanë tentuar të trafikojnë një sasi kanabis prej 24 kilogramë e 412 gramë nga Shqipëria në drejtim të Europës.

Droga është zbuluar në pikën kufitare të Qafë- Thanës nga ana e Policisë kufitare, e cila ka bërë arrestimin e Mikolaj DRYNDA, 47 vjeç e Jozef DRYNDA, 23 vjeç, atë e birë.

Gjithashtu është vendosur në kërkim edhe një shtetase polake 25- vjeçare me iniciale S.H, e cila dyshohet të ketë bashkëpunuar për trafikun e kanabisit me dy të arrestuarit.

Njoftimi i policisë:
Policia Kufitare godet një rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike” si edhe një rast tjetër të “Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike” të kryera në bashkëpunim.

Sekuestrohet në total për të dyja rastet, një sasi prej 24 Kg e 412 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas të huaj (dy polakë, një zvicerian), një shtetase shpallet në kërkim si edhe procedohet penalisht në gjendje të lirë, një tjetër.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes e trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë goditur dy raste si rezultat i të cilëve u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

· Jozef DRYNDA, 23 vjeç,

· Mikolaj DRYNDA, 47 vjeç, (at e bir)

· Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetases S.H, 25 vjeçe të tre banues në Poloni, kjo e fundit si bashkëpunëtore e dyshuar në këtë vepër penale me dy shtetasit e mësipërm, për të cilën për shkak të hetimeve nuk mund të jepen të dhëna të tjera.

Më datë 08.09.2017, shtetasi Jozef Drynda është paraqitur në dalje me automjetin tip “Volkswagen” me targa OKL30821 me të cilin udhëtonte së bashku me babain e tij. Nisur nga dyshimet e shfaqura se në këtë mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike shërbimet e Policisë Kufitare, bënë përzgjedhjen e tij për verifikim në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit të detajuar përfshi edhe procesin e skanimit të kryer në bashkëpunim me Doganën,konkretisht në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit, si edhe tek shasia e mjetit poshtë dyshemesë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

69 pako me peshë 24 kg e 400 gram lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com