Një kamion i ngarkuar me gaz është rrëzuar në Qafë-Thanë, në afërsi të fshatit Lin, mesditën e sotme (19 qershor 2024).
Mësohet se nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta.
Momentalisht një korsi e Qafë-Thanës është e bllokuar, por qarkullimi kryhet lirshëm.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa po operohet me kujdes për lëvizjen e kamionit për shkak të ngarkesës që mban.
Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por grupi hetimor dyshon tek shpejtësia e lartë në kthesë.
Komento
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)