Shkoder- Reshjet e borës kanë pushuar dhe gjatë ditës është punuar që të pastrohet dhe qarkullimi të vijojë normalisht në aksin Qafë Thore – Theth.
Autoriteti Rrugor Shqiptar vijojnë punën për pastrimin e akseve dhe rikthimin e tyre në gjendjen e mëparshme.
Ndërkohë gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në akset: Bogë -Theth -Hani i Hotit - Tamarë, Ura e Zapotit- Shishtavec, Dushaj - Sheshi i Trageteve -Lekbibaj.
Autoriteti Rrugor Shqiptar vijojnë punën për pastrimin e akseve dhe rikthimin e tyre në gjendjen e mëparshme.
Qarkullimi në të gjitha akset nacionale kryhet pa probleme.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.