"Këtu është shkatërruar çdo gjë, po na shemb si fshat. Në një jatësi prej 3 km kanali është bllokuar komplet", tha një banor. "Ka bërë punimet firma dhe ka marrë paratë në xhep. Katër fshatra janë të bllokuar prej 2 muaj, vetëm dje ka ardhur një fadromë. Jemi 1500 banorë", tha një tjetër banor.
Për sajimin e një ure të re është dashur të kryhen punime nga një firmë private e ujit e cila ka ndërtuar një urë provizore. Por firma e ka ndërtuar këtë by-pass me fondet e veta, ndërkohë që pret nga Shteti të paktën një rimbursim, i cili ende nuk duket në horizont. Banorët shprehen se situata është mjaft problematike pasi rrëshkitja e dherave ka vijuar, çka ka sjellë edhe bllokim të rrugës.
"Shumë herë ka pasur rrëshqitje dherash, bllokim rrugësh, kemi ndenjur dy javë të bllokuar prej kësaj urës këtu", tha një i ri. "Si kryetar fshati e kam bërë problem në prokurori por s'kam gjetur zgjidhje", tha kryeplaku i fshatit. Ndërkohë që për ndërtimin aksit rrugor të aksit Qafë Shtamë-Krujë janë investuar rreth 37.5 milion euro. Fondet për ndërtimin e saj u siguruan nga BERZH, por tenderi për ndërtimin e këtij aksi rrugor iu besua Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO











