Qafëthanë, ndalohet aktivistja
e AK-së, pyetet për Spahiun

Qafëthanë, ndalohet aktivistja <br />e AK-së, pyetet për Spahiun
TIRANE- Aleanca Kuq e Zi denoncon sot incidentin e ndodhur në kufirin Shqipëri-Maqedoni ku një shtetase me kombësi shqiptare është ndaluar dhe marrë ne pyetje për 5 orë nga policia maqedonase për lidhjet e saj me Aleancën KuqeZi dhe Kreshnik Spahiun.

“Në datën 7 dhjetor 2011 në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë të Qafëthanës shtetasja rumune me origjinë shqiptare Mona Agrigoroaiei është mbajtur e izoluar dhe marrë në pyetje për më shumë se 5 orë rresht nga oficerë civilë të shërbimeve maqedonese të sigurisë." denoncoi incidentin, Drejtori Ekzekutiv i Aleances KuqeZi Redi Ramaj.

INCIDENTI NE KUFI
Në deklaratën për shtyp të AK thuhet se “Mona Agrigoroaiei është zbritur në mënyrë selektive nga autobusi me të cilin udhëtonte drejt Tiranës dhe më pas është izoluar në pritje të tre oficereve civilë të forcave maqedonase të sigurisë, mes të cilëve njëri shqipfoles. Publicistja eshte marre ne pyetje për më teper se 5 ore duke u përballur me pyetje mbi aktivitetin e saj në dobi të cështjes kombëtare shqiptare”

Për më tepër “Kjo shtetase është privuar nga e drejta e saj ligjore të kontaktojë me përfaqësues të ambasadës së vendit të vet duke u bërë dhe objekt i një presioni psikologjik dhe një trajtimi aspak human, që shkon ndesh me standartet e Bashkimit Europian, bashkësi drejt së cilës qeveria maqedonase synon të anëtarësohet së shpejti”, vazhdon deklarata për shtyp e Aleancës Kuq e Zi.

Incidenti ndodh vetëm pak ditë, pas një incidenti tjetër, kur 4 aktivistë të aleancës u arrestuan teksa po vendosnin flamuj kuqezi në qytetin e Tetovës, me rastin e festës së 28 Nëntorit.

AK: MAQEDONIA TE NDALE PRESIONIN, BE TE NDWRHYJE
Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje qeverisë maqedonase të ndalë vargun e akteve të patolerueshme drejtuar shqiptarëve dhe aktivistëve të Aleancës Kuq e Zi, ndërsa shpreh indinjatën e thellë për heshtjen e vazhdueshme të qeverisë shqiptare mbi rastet flagrante të dhunës psikologjike tek shqiptarët e Maqedonisë.

Aleanca KuqeZi shpreh gjithashtu dhe indinjatën e thellë për heshtjen e vazhdueshme të qeverise shqiptare mbi rastet flagrante të dhunës psikologjike të shqiptaëeve të Maqedonisë dhe i kutjon përfaqësuesve diplomatikë shqiptare dhe qeverisë se mbrojtja e pakicave shqiptare në tokën maqedonase është përvecse e shkruar me ligj por dhe nje detyrim moral.

AK mbyll deklaratën "duke i kërkuar të gjitha struktuareve të Bashkimit Europian të analizojnë këto akte të shtetit maqedonas dhe të kërkojnë në mënyrë zyrtare ndalimin e menjëhershëm të tyre nga ana e qeverisë maqedonase.”

KUSH ESHTE MONA AGRIGOROAIE
Lindur e rritur në Rumani por me origjinë shqiptare, Mona Agrigoroiae ka mbi 8 vjet që i ka dedikuar cështjes kombëtare karrierën e saj si dhe një sërë artikujsh dhe publikimesh në media të ndryshme ndërkombëtare. Ne deklaratën për shtyp thuhet se është një simpantizante dhe lobiste e flakte e ceshtjes shqiptare dhe e Aleances Kuq e Zi.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'

Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'