Mjekët janë mahnitur nga një vajzë 22-vjeçare që në vend të lotëve qan kristale.
Satenik Karazian nga Armenia, filloi të përjetojë simptoma dy muaj më parë kur ishte tek dentisti, por kishte menduar se kishte pluhur tek sytë.
Sipas mediave të huaja, vajza thotë se prodhon në mënyrë të pashpjegueshme deri në 50 copë kristal nga sytë e saj çdo ditë.
Okulistët nuk kanë mundur diagnozën e sëmundjes, pasi është një rast shumë i vecantë.
"Tani çdo ditë e imja është kthyer në ferr," i tha Karazian.
Për të ulur sadopak dhimbjet, disa mjekë i dhanë antibiotikë vajzës, por nuk kishte asnjë përmirësim.
Ministria e Shëndetësisë në Armeni u kontaktua me vajzën dhe është raportuar se kristalet janë dërguar për analiza në një përpjekje për të gjetur diagnozën.