QARKU DURRËS/ PS merr të treja Bashkitë! Emirjana Sako fiton me mbi 9.708 vota diferencë përballë Igli Carës

Ka përfunduar numërimi i votave për kryetar në bashkinë e Durrësit dhe fituese është shpallur Emiriana Sako e Partisë Socialiste e cila kishte përballë Igli Carën e Koalicionit Bashkë Fitojmë. Sako ka siguruar fitore të thellë me 9721 vota diferencë. Ajo mori 55.57% të votave ose 48451, krahasuar me 44.43% të votave që mori Cara ose 38743.

Në Bashkinë e Shijakut janë mbyllur votimet dhe ka fituar kandidati socialist Elton Arbana me 66.31% të votave. Ndërsa rivali i tij i BF Rezart Tusha është në kuotat e 33.69 % të votave. 

Në Bashkinë e Krujës është mbyllur votimi dhe është shpallur fitues socialisti Artur Bushi.


Lajmi kryesor:

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton thellë në Tiranë, mbi 58 mijë vota para Këlliçit! BF merr vetëm 7 bashki në total


K.T./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Kadarenë/ Fatos Kongoli: Ishte shkollë letrare! Rita Petro: donte një diell perëndimor për Shqipërinë

Lamtumira për Kadarenë/ Fatos Kongoli: Ishte shkollë letrare! Rita Petro: donte një diell perëndimor për Shqipërinë