VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton thellë në Tiranë, mbi 58 mijë vota para Këlliçit! BF merr vetëm 7 bashki në total

TIRANË- PS ka triumfuar në 53 bashki të vendit, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijak, Përmet, Pogradec, Mallkastër, Kukës, Malësi e Madhe dhe Kurbin. Kryeqyteti dhe bashkia më e rëndësishme Tirana është marrë nga PS me një fitore të thellë. Erion Veliaj fitoi me një diferencë mbi 58 mijë vota me Belind Këlliçin.

Kandidati i PS, Erion Veliaj ka marrë 54.69% (158.688 vota). Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi e ndjek në vendin e dytë me 34.58%(100351), me mbi 58 mijë vota diferencë. Kandidat i tretë u rendit Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë, i cili ka marrë 4.77% të votave ose 13835 vota. Roland Bejko i PD-së ka marrë 12.388 vora ose 4.27%. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU ka marrë 0.73% ose 2104 vota, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 0.97% ose 2807 vota. 

Ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka arritur të fitojë në total vetëm në shtatë bashki Kavajë, Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA me kandidatin Romeo Çakuli. Dyshja Berisha-Meta nuk arritën që të fitonin as në vendet e tyre të lindjes, në Tropojë dhe Skrapar, bashki këto të “veshura rozë” në këto zgjedhje vendore. 

E ndërsa Partia Demorkatike zyrtare që është forcë e tretë në 14 Bashkitë ku ka pasur kandidat nuk numëron asnjë fitore. 

Si është ndarë rezultati për kryetarët e rinj të 61 bashkive në vend 

QARKU ELBASAN
Bashkia Elbasan           
Gledjan Llatja PS (56%)                        Luçiano Boçi BF (44%)
Bashkia Prrenjas:
Nuri Belba PS (63.31%)                 Suzana Topi BF (36.69%)
Bashkia Belsh:
Arif Tafani PS (50.23%)                  Bedri Qypi BF (49.77%)
Bashkia Gramsh:
Besion Ajazi PS (52.67 %)                 Hasim Çekrezi BF (47.33 %)
Bashkia Cërrik
Andis Salla PS (71.20%)             Servet Duzha BF (28.80%)   
Bashkia Librazhd
Mariglen Disha PS (74.45%)       Shefki Çota BF (25.55%)
Bashkia Peqin:
Bukurosh Maçi PS (57.78%)       Mustafa Pashja BF (42.22%)
QARKU TIRANË
Bashkia Tiranë
Erion Veliaj PS (54.69%)          Belind Këlliçi BF (34.58%)     Roland Bejko PD (4.27%)              Lajla Pernaska PDIU (0.73%)                         Arlind Qori Lëvizja Bashkë (4.77%)         Marko Dajti Fronti i Majtë (0.97%)
Bashkia Kamëz:                 
Rakip Suli PS (66.36%)                    Arjan Hoxha BF (35.32%)                             Bilbil Bajraktari  PD (4.32%)
Bashkia Vorë                                  
Blerim Shera PS (73.52%)              Indrit Hoxha BF (26.48%)
Bashkia Rrogozhinë:
Edison Memolla PS (50.11%)         Shkëlqim Hoxha BF (49.89%
Bashkia Kavajë
 Redjan Krali PS  (48.11%)            Fisnik Qosja BF (51.89%)
Qarku Durrës
Bashkia Durrës
Emiriana Sako PS (55.57%)           Igli Cara BF (44.43%)
Bashkia Shijak
Elton Arbana PS  (66.16%)              Rezeart Tusha BF (33.84%) 
Bashkia Krujë 
Artur Bushi (65.25%)                       Agron Loka BF (34.75%)     
QARKU VLORË
Bashkia Vlorë:
Ermal Dredha PS (70.55%)       Hysni Sharra BF (29.45%)
Bashkia Delvinë:
Besmir Veli PS (62.75%)                 lir Mehmeti BF (37.28%)
Bashkia Himarë:
Jorgo Goro PS (49.88%)                Fred Beleri BF (50.12%)
Bashkia Konispol:
Egest Dule  PS (54.67%)                 Fatmir Shero BF (45.33%)
Bashkia Sarandë:
Oltion Çaçi PS (52.46%)             Ardit Çikuli BF (33.28 %)     Gjergj Mërkuri  I Pavarur ( 9.82 %)      Skënder Muço (4.44 %)
Bashkia Selenicë:
Nertil Bellaj PS (59.01 %)             Leonard Rakipaj BF (40.99 %)
Bashkia Finiq
Romeo Çakuli MEGA (38.60%)    Leonidha Hristo BF (32.22%)     Leonidha Papa PD (29.18%)
QARKU SHKODËR
Bashkia Shkodër
Benet Beci PS  (60.62%)                Bardh Spahia BF (39.80%) 
Bashkia Malësi e Madhe
Tonin Marinaj PS (57.01%)            Isa Ramaj BF (42.99%)
Bashkia Vau Dejës
Kristian Shkreli PS (55.78%)          Zef Hila BF (38.81%)         Klomentina Drini PD (5.92%)
Bashkia Pukë:
Gjon Gjonaj PS (41.87%)                 Rrok Dodaj BF (58.13%)
Bashkia Fushë Arrëz:
Fran Tuci PS (41.01%)                      Hil Curri BF (58.99%)              
QARKU GJIROKASTËR
Bashkia Gjirokastër
Flamur Golemi PS (72.24%)            Dorjan Lani (27.76%) 
Bashkia Përmet
Alma Hoxha PS (76.78%)               Edmond Komino (23.22%)         
Bashkia Dropull:
Dhimitraq Toli PS (81.25 %)           Thanas Maneka BF (14.87 %)     Kosta Garo Nisma Thurje (3.88 %)
Bashkia Tepelenë:
Tërmet Peçi PS (82.67 %)               Baftjar Imeri BF (10.33 %)           Sokol Guga PD (7.00 %)
Bashkia Këlcyrë:
Klement Ndoni PS (49.33%)        Arjan Kasaj BF (47.32%)          Adriatik Spahiu PD (3.35%)
Bashkia Libohovë:
Leonard Hide PS (52.64%)         Adil Xhelili BF (47.36%) 
Bashkia Memaliaj:
Gjolek Guci PS (47.25%)             Albert Malaj BF (52.75%)
QARKU DIBËR 
Bashkia Dibër
Rahim Spahiu PS (67.69%)          Ismail Uka BF (27.11%)                     Naim Gazidede PD (5.21%)
Bashkia Mat
Agron Malaj  (65.91%)                   Skënder Gjuci BF (34.09%)
Bashkia Bulqizë:
Festime Mjeshtri PS (60.27 %)       Defrim Fiku BF  (39.73 %) 
Bashkia Klos:
Valbona Kola PS (56.07%)              Bedri Hoxha BF (43.93%)
QARKU LEZHË
Bashkia Lezhë
Pjerin Ndreu PS (52.75%)                  Pashk Gjoni BF (47.25%) 
Bashkia Mirditë
Ndrec Dedaj PS (44.81 %)                 Albert Mëlyshi BF (55.19 %)
Bashkia Kurbin
Majlinda Cara PS (51.29%)               Behar Haxhiu BF (48.71%)
QARKU KUKËS
Bashkia Kukës
Safet Gjici PS (49.70%)                      Admir Sinamati BF (40.99%)                  Abedin Oruçi PEISH (9.31%)
Bashkia Tropojë
Rexhë Byberi PS (51.25%)                Besnik Dushaj BF (48.75%)
Bashkia Has
Beqir Mulaj PS (44.11%)                    Miftar Dauti (55.89%) 
QARKU BERAT
Bashkia Berat
Ervin Demo PS (61.46%)               Zija Ismaili BF (38.54%)
Bashkia Skrapar
Adriatik  Mema PS (55.84 %)           Euglen Mustafallari i BF (44.16 %)
Bashkia Kuçovë:
Kreshnik Hajdari PS (49.79%)    Lefter Maliqi BF (44.88%)         Ilirjan Koxhaj PD (5.33%)
Bashkia Dimal:
Juliana Memaj PS (50.85%)        Gentian Meçi BF (12.99%)      Dritan Sula PD (36.15%)
Bashkia Poliçan:
Adriatik Zotkaj PS (78.87%)         Behar Xhaferaj BF (9.68%)       Florian Qama PD (11.44%)
QARKU FIER:
Bashkia Fier: 
Armando Subashi PS (69.41%)  Evdar Kodheli BF (19.35%)  Eriselda Çelaj PD (10.94%)
Bashkia Mallakastër:
Qerim Ismailaj PS (48.4%)  Agron Kapllanaj BF (45.9%)  Resmi Shanaj PD (5.7%)
Bashkia Lushnje
Eriselda Sefa PS (62.64%)          Eduart Sharka BF (37.36%)
Bashkia Divjakë
Josif Goreja PS (57.80%)            Aurel Malko BF (42.20%)
Bashkia Roskovec
Majlinda Bufi PS (52.52%)          Erdit Hazizaj BF (47.48%)
Bashkia Patos
Fation Duro PS (69.97%)           Sofije Alushaj BF (23.50%)      Pranvera Rizaj PD (6.53%)
QARKU KORÇË
Bashkia Pustec:
Pali Kolefski PS (63.67%)               Pandi Jani (BF)   (36.24%)
Bashkia Kolonjë:
Erion Isai PS (64.28%)                  Et'hem Lumani BF (35.72%)
Bashkia Korçë
Sotiraq Filo PS (60.63%)            Ledina Alolli BF (39.37%)
Bashkia Pogradec
Ilir Xhakolli PS                             Zini Tollozhina BF
Bashkia Maliq
Gëzim Topçiu PS (66.38%)        Alfred Gega BF (33.62%)
Bashkia Devoll
Eduard Duro PS (51.15%)          Elvis Hajdërlli BF (48.36%)        Çlirim Hoxha Kandidat i Pavarur (0.49%)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:21
QARKU TIRANË/ Erion Veliaj fitore të thellë, mbi 58 mijë vota para Këlliçit! BF merr vetëm Kavajën

Erion Veliaj ka siguruar fitore të thellë Në Bashkinë Tiranë. Ai ka thelluar edhe më tej fitoren përballë Belind Këlliçit të BF, me një diferencë mbi 58 mijë vota. Kandidati i PS, Erion Veliaj ka marrë 54.69% (158.688 vota). Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi e ndjek në vendin e dytë me 34.58%(100351), me mbi 58 mijë vota diferencë. Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë 4.77% të votave ose 13835 vota. Roland Bejko i PD-së ka marrë 12.388 vora ose 4.27%. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU ka marrë 0.73% ose 2104 vota, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 0.97% ose 2807 vota. 

Në bashkinë e Kavajës, fitues është shpallur kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë’, Fisnik Qosja i cili arriti të përmbyste rezultatin falë votave në kutitë e fundit të mbetura për t’u numëruar.

Në Bashkinë Rrogozhinë ka përfunduar numërimi dhe fitues Edison Memolla me 50.11% dhe kandidati i BF Shkëlqim Hoxha merr 49.89%. Diferenca është e ngushtë me vetëm 23 vota.

Partia Socialiste ka fituar thellë në Kamëz, me Rakip Sulin që ka marrë 60.36 përqind të votave, ndërkohë që kandidati I Berishës ka marrë vetëm 35.32 % të votave. Kandidati i PD Bilbil Bajraktari ka marrë vetëm 4.3%.

Edhe në Vorë socialistët kanë marrë një rezultat spektakolar. Janë numëruar 44 nga 44 kuti dhe Blerim Shera ka marrë 73.5 %të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 26.5 përqind.

Ora 09:03
QARKU SHKODËR/ Socialistët ftojnë edhe në Malësi të Madhe, marrin për herë të parë Shkodrën! Berisha-Meta fiton Pukën dhe Fushë-Arrëzin

Qarku Shkodër është ndarë me rezultatin 3-2 për PS. Socialistët kanë marrë për herë të parë Shkodrën, gjithashtu edhe Vaun e Dejës, e ndërsa nuk kishte surprizë as në Malësinë e Madhe të cilën do ta drejtojë PS. Nga ana tjetër, koalicioni “Bashkë Fitojmë” kanë marrë Pukën dhe Fushë Arrëzin.

Për herë të parë, PS merr Shkodrën. Benet Beci merr fitore bindëse përballë kandidatit të Metës dhe Berishës, Bardh Spahia. Referuar të dhënave zyrtare, Benet Beci ka marrë 34302 vota, e ndërsa Bardh Spahia i koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 22678 vota.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka arritur që të marrë bashkinë e Pukës. Rrok Dodaj ka mundur kundërshtarin e tij socialist Gjon Gjonaj. Dodaj ka marrë 3480 vota, e ndërsa Gjonaj 2507 vota.

Në Fushë Arrëz, fitoren e merr kandidati i BF, Hil Curri me 58.99%, ndërsa kandidati i PS Fran Tuci merr vetëm 41.01%. E thënë ndryshe Curri ka marrë 2693 vota, e ndërsa Tuci i socialistëve 1872 vota.

Zef Hila i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka pranuar humbjen në Vaun e Dejës dhe ka shtrënguar dorën me kundërshtarin, Kristjan Shkreli.

Në Malësinë e Madhe fitoi socialisti Tonin Marinaj përballë kandidatit të Bashkë Fitojmë Isa Ramaj.

Ora 07:22
Qarku i Lezhës, PS fiton bashkinë e Kurbinit me diferencë të ngushtë votash! Në Lezhë konfirmohet Ndreu, në Mirditë fiton kandidati i BF

 

Në bashkinë e Lezhës, është rikonfirmuar për një mandat të dytë si kryebashkiak Pjerin Ndreu i cili fitoi përballë kandidatit të Bashkë Fitojmë Preng Gjoni. Ndreu siguroi 51.22% kundrejt 48.78% të votave që mori Preng Gjoni.

Ndërsa në Mirditë, fitues është shpallur Albërt Mëlyshi i Bashkë Fitojmë me 6355 vota përballë kandidatit të PS, Ndrec Dedaj me 5160 vota.

Në Kurbin është zgjedhur për një mandat të dytë, Majlinda Cara me një diferencë të ngushtë votash përballë rivalit të saj politik Behar Haxhiu.

Ora 07:07
QARKU DURRËS/ PS merr të treja Bashkitë! Emirjana Sako fiton me mbi 9.708 vota diferencë përballë Igli Carës

Ka përfunduar numërimi i votave për kryetar në bashkinë e Durrësit dhe fituese është shpallur Emiriana Sako e Partisë Socialiste e cila kishte përballë Igli Carën e Koalicionit Bashkë Fitojmë. Sako ka siguruar fitore të thellë me 9721 vota diferencë. Ajo mori 55.57% të votave ose 48451, krahasuar me 44.43% të votave që mori Cara ose 38743.

Në Bashkinë e Shijakut janë mbyllur votimet dhe ka fituar kandidati socialist Elton Arbana me 66.31% të votave. Ndërsa rivali i tij i BF Rezart Tusha është në kuotat e 33.69 % të votave. 

Në Bashkinë e Krujës është mbyllur votimi dhe është shpallur fitues socialisti Artur Bushi.

Ora 20:38
QARKU KUKËS/ Tjetër mandat për Safet Gjicin! Surpriza në Tropojë, fiton kandidati i PS! Hasin e merrr Berisha dhe Meta

Në Bashkinë Kukës është konfirmuar për një mandat tjetër kandidati i PS, Safet Gjici. Në kët ëgarë ai u përball me Admir Sinamatit të ‘Bashkë Fitojmë’ edhe Abedin Oruçi i PEISH.

Në Bashkinë e Tropojës ishte surpriza e madhe. Kandidati socialist Rexhë Byberi mori fitoren me 51.25% të votave ndërkohë që rivali i tij i ‘Bashkë Fitojmë’ Besnik Fushaj mori 48.75%.

Në Bashkinë e Hasit është kandidati i Bashkë Fitojmë Miftar Dauti që mori fitoren me 55.89% të votave përballë kandidatit socialist Beqir Mulaj, i cili ka mori 44.11% të votave.

Ora 16:58
QARKU FIER/ PS fiton 6-0 edhe në Qarkun e Fierit, përfundon numërimi në të gjitha bashkitë

Në Bashkinë e Fierit është mbyllur numërimi dhe kandidati socialist Armando Subashi ka shpallur fitoren. Armando Subashi merr 69.41% të votave, ndërkohë që ka një tjetër rezultat shumë interesant. Kur janë numëruar 218 nga 224 qendra votimi rreth 30% e votave ndahen mes dy kandidatëve të së djathtës, me kandidatin e Berishës, Evdar Kodheli që merr 19.35% të votave dhe që lë mbrapa kandidaten e Alibeajt, Eriselda Çelaj me 10.94% të votave.

Në Lushnjë procesi i numërimit ka përfunduar. Sipas rezultateve kandidatja e PS, Eriselda Sefa merr fitoren me 62.64% të votave. Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë, Eduart Sharka 37.36%.

Në Bashkinë Roskovec ka përfunduar numërimi. Kandidatja e Partisë Socialiste Majlinda Bufi merr fitoren me 52.52% përkundrejt 47.48% të votave të rivalit të saj të Bashkë Fitojmë Erdit Hazizaj.

Në Mallakastër, e cila mendohet se do të ishte një bashki me rivalitet, ka përfunduar dhe janë numëruar 50 nga 50 kuti. Kandidati i PS Qerim Ismailaj ka fituar dhe 48.4% të votave përkundrejt 45.9% të rivalit kryesor Agron Kapllanaj i Partisë Demokratike. Ndërkohë që kandidati i koalicionit Berisha-Meta Resmi Shanaj merr vetëm 5.7%.

Edhe në Bashkinë Divjakë kryeson PS dhe ka përfunduar. Josif Gorra i PS kryeson me 57.8% të votave përballë Aurela Malkos të Bashkë Fitojmë me 42.2%.

Në Bashkinë Patos ka përfunduar dhe fiton Fation Duro i PS me 69.97%, ndërkohë që Sofije Alushaj i ‘Bashkë Fitojmë’ është e dyta me vetëm 23.50%. Ndërsa kandidatja e PD Pranvera Rizaj vetëm 6.53%.

Ora 16:57
QARKU KORÇË/ PS fiton në 6 bashkitë e qarkut! Sotiraq Filo merr mandatin e tretë, në Pogradec dhe Kolonjë rezultat i thellë

Në Bashkinë e Korçës ka përfunduar numërimi. Kryeson bindshëm kandidati socialist Sotiraq Filo, i cili merr mandatin e tretë me 60.63% vota përkundrejt 39.37% votave të kandidates së Bashkë Fitojmë, Ledina Alolli.

Në Bashkinë e Pustecit tashmë nuk ka histori. Partia Socialiste ka arritur ta marrë edhe këtë bashki. Sipas rezultateve  nga KQZ, kandidati i PS, Pali Kolefski ka marrë rreth 64.95%, ndërsa kandidati i PD, Pandi Jani 35.05%.

Ndërkohë që në Bashkinë e Devollit ka përfunduar numërimi, ku kandidati i PS Eduard Duro kryeson me 8376 vota, ndërsa Elvis Hajdërlli i BF me 8011 vota. Kandidati i pavarur Çlirim Hoxha ka marrë 81 vota.

"Çdo garë ka emocionet e veta. Kjo ka qenë gara më e bukur e jetës time, edhe pse më e vështira. Alibia e rivalëve ishte se morëm bashki të falur por dita e sotme tregon se populli i Devollit na beson dhe ajo bashki nuk ishte e falur. Sot nuk kam fituar unë, ka fituar Devolli. Jam kryetar për të gjithë e do punoj me të gjithë", tha Duro.

Në Bashkinë e Kolonjës ka fituar kandidati i Partisë Socialiste Erion Isai me rezultat të thellë, 64.28% të votave, ndërsa rivali i tij Ethem Lumani 35.72%. Isai merr një mandat të dytë.

Në Bashkinë e Pogradecit ka fituar PS me Ilir Xhakollin me afro 10 mij vota diference.

Edhe Bashkinë e Maliqit ka fituar kandidati socialist Gezim Topçiu i cili merr një tjetër mandat sipas këtij rezultati. Ai ka marrë 66.33% të votave, përkthyer në 13574 vota. Kandidati i BF, Alfred Gega, mori 33.62% të votave ose 6875.

Ora 16:13
QARKU GJIROKASTËR/ PS fiton në 6 bashki, Flamur Golemi udhëheq me 71.70 % të votave! Në Memaliaj fiton kandidati i 'BF'

Në Bashkinë Gjirokastër janë numëruar të gjitha kutitë e votimit ku është shpallur fitues kandidati i PS-së Flamur Golemi. Ai pasohet nga kandidati i "BF", Dorjan Lani. 

Në bashkinë Memaliaj, kandidati i dyshes Berisha-Meta, Albert Malaj është shpallur fitues me 52.75 %, ndërsa Gjolek Guci i PS-së ka marrë vetëm 47.25 %.

Në Bashkinë Dropull ka përfunduar numërimi dhe fitues është shpallur Dhimitraq Toli me 81.25% i Partisë Socialiste, ndërkohë që rivali i tij më i afërt Thanas Maneka i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' ka marrë 14.87% të votave, ndërsa Kosta Garo nga Nisma Thurje ka marrë vetëm 3.88% të votave.

Edhe Bashkinë e Përmetit e ka fituar PS me kandidaten Alma Hoxha 76.78 % të votave ose 4417 vota. Rivali i saj Edmond Komino nga BE mori vetëm  23.22% të votave, ose 1336 vota.

Në bashkinë e Tepelenës ka përfunduar procesi i numërimit. Kandidati socialist Tërmet Peçi ka fituar me 82.67 %. Rivali tij Baftjar Imeri i BF ka fituar me 10.33 %, ndërsa Partia Demokratike ka fituar vetëm 7.00 %.

Në Bashkinë Këlcyrës ka përfunduar numërimi. Kandidati i Partisë Socialiste Klement Ndoni ka fituar me 49.33 %, kundrejt kandidatit të BF-së Arjan Kasaj i cili ka marrë 47.32 %, ndërsa Adriatik Spahiu ka marrë 3.35 %.

Në Bashkinë Libohovës ka përfunduar procesi i numërimit dhe fitues është shpallur Leonard Hide i Partisë Socialiste me 52.64 %, ndërsa kandidati i 'Bashkë Fitojmë' ka marrë Adil Xhelili ka marrë 47.36 %.

Ora 15:38
QARKU ELBASAN/ PS fitore të thellë në Elbasan, i merr të 7-ta bashkitë

1684100201_numerimvotash.jpg

Në Qarkun e Elbasani socialistët kanë fituar 7-0. Edhe pse demokratët ishin të bindur për një fitore me Luçiano Boçit, sërish nuk ia dolën.

Nga 224 kuti votimi gjithsej ku rezultati është pasqyruar, Llatja ka marrë 56.06% të votave përkundrejt 43.94% të rivalit të tij Luçiano Boçi. Ky i fundit ka marrë 27683 vota, e ndërsa Gledjan Llatja 35575 vota.

Në Cërrik, socialisti Andis Salla ka fituar me 8444 vota. E ndërsa kandidati opozitar i koalicionit Bashkë Fitojmë, Servet Duzha ka marrë 3416 vota.

Në Librazhd, PS ka fituar bindshëm përballë koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Mariglen Disha ka marrë 10364, e ndërsa kundërshtari i tij, Shefki Çota ka marrë 3557, duke humbur me një diferencë prej gati 7000 votash.

Në Peqin, Bukurosh Maçi  nga PS ka fituar përballë Mustafa Pashjas nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Në përfundim të procesit të numërimit të votave, Maçi ka marrë 6400 vota e ndërsa Pashja 4677 vota.

Edhe në Gramsh socialistët janë shpallur fitues. Besion Ajazi numëron 6263 vota, e ndërsa kundërshtari i tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Hasim Çekrezi, 5629 vota.
 
Belshi nuk bën përjashtim nga Bashkitë e tjera të qarkut. Edhe ai është “veshur rozë”. Kandidati socialist, Arif Tafani ka fituar me 4536 vota e ndërsa Bedri Qypi mori 4495 vota.

Edhe në Prrenjas, socialistët nuk diskutuan fitoren. Nuri Belba ia doli që të mundtte Suzana Topin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Kandidati i PS mori 6733 vota, ndërsa kandidati i koalicionit Berisha-Meta mori 4040 vota. 

Ora 15:32
QARKU DIBËR/ PS fitore 4-0! As bashkimi i 2 PD-ve nuk do mundte Rrahim Spahiun

Partia Socialiste ka marrë një fitore të thellë 4-0 në qarkun e Dibrës. Koalicioni Bashkë Fitojmë është mundur me një fitore të thellë, e ndërsa Partia Demorkatike e Enkelejd Alibeajt ka dalë në hije.

Në Dibër,  Rahim Spahiu ka fituar me 16 061 vota, e ndërsa kundërshtari i tij demokrat Ismail Uka ka marrë 6432 vota. Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt, ka dalë forcë e tretë, ku Naim Gazidede ka marë vetëm 1236 vota.

Valbona Kola e PS ka arritur që të korrë një fitore në Klos, me një rezultat prej 4466, e ndërda kundërshtari i saj 3499 vota. E thënë ndryshe, socialistët kanë fituar me 56.07 % të votave përkundrejt 43.93 % të kundërshtarit demokrat.

Në Bulqizë, Festime Mjeshtri ka fituar bindshëm përballë Dëfrim Fikut nga Koalicioni Bashkë Fitojmë. Ajo ka marrë 8364 e ndërsa kundërshtari i saj, 5514 vota.

Edhe në Mat, Agron Malaj ka fituar me 8524 vota, e ndërsa kundërshtari i tij nga koalicioni Bashkë Fitojmë 4370.

Ora 14:43
QARKU VLORË/ Ermal Dredha fiton me 70% të votave në Vlorë! PS fiton edhe në 4 bashki të tjera të qarkut! BF me Fredi Belerin fiton Himarën! Finiqin e merr partia minoritare

Në qarkun e Vlorës, ashtu si edhe në pjesën dërrmuese të qyteteve të vendit, shumica e bashkive është fituar nga Partia Socialiste.

Në bashkinë e Vlorë, kandidati i PS-së Ermal Dredha ka fituar me një përqindje shumë të lartë kundrejt kandidatit të BF-së Hysni Sharra. Ermal Dredha ka fituar 70.55% të votave, ndërsa Hysni Sharra ka marrë vetëm 29.45%.

Në Selenicë janë numëruar kutitë dhe ka fituar kandidati i PS-së Nertil Ballaj ka fituar 59.01 % dhe kandidati i BF Leonard Rakipaj ka marrë 40.99 %.

Në bashkinë e Sarandës fitues është shpallur kandidati i PS-së Oltion Çaçi me 52.46 %. Ardit Çikuli i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' ka fituar 33.28 % të votave. Kandidati i Pavarur Gjergji Mërkuri ka marrë 1480 dhe PD me kandidat Skënder Muço, ka marrë 669 vota.

Në Bashkinë Delvinë fitues është shpallur kandidati i mazhorancës Besmir Veli me 63.64 %, përballë kandidatit të BF Ilir Mehmeti me 36.36 %.

Në Bashkinë e Konispolit është shpallur fitues Orges Dule i PS-së me 54.67 % përballë kandidatit të Bashkë Fitojmë Fatmir Shero me 45.33 %.

Në Bashkinë Finiq janë numëruar 49 nga 50 kuti dhe kjo është e vetmja bashki ku deri më tani kryeson një kandidat i një force tjetër politike përveç PS dhe BF. Romeo Çakuli i partisë minoritare MEGA me 38.60 % është i pari, i ndjekur nga kandidati i BF Leonidha Hristo me 32.22 % Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Leonidha Papa merr 29.18 % të votave.  

Në bashkinë e Himarës ka fituar Fredi Beleri, i koalicionit Bashkë Fitojmë. Fredi Beleri fitoi me 19 vota më shumë kundrejt kandidatit socialist Jorgo Goro.

Ora 14:00
QARKU LEZHË/ Pjerin Ndreu merr mandatin e dytë në Lezhë! Në Mirditë fiton kandidati i 'Bashkë Fitojmë'! Në Kurbin kryeson PS

Në Bashkinë e Lezhës ka përfunduar numërimi i kutive ku Pjerin Ndreu është shpallur fitues kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Pashk Gjonit.

Në Mirditë ka përfunduar numërimi i 48 kutive. Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' Albert Mëlyshi' ka fituar me 55.19 % të votave. Ndërsa Ndrec Dedaj i Partisë Socialiste ka marrë 44.81 %.

Nga Bashkia e Kurbinit janë numëruar 42 nga 74 kuti kryeson kandidatja socialiste, kryebashkiakja aktuale, Maljinda Cara me 51.04 % të votave përkundrejt 48.96% të kandidatit të opozitës Behar Haxhiu.

Ora 11:26
QARKU BERAT/Nëse PD do ishte e bashkuar në Kuçovë, opozita do fitonte Bashkinë! Meta nuk fiton dot as në Skrapar

Nëse Partia Demokratike do të ishte e bashkuar, opozita do të kishte fituar në Kuçovë. Lefter Maliqi ka marrë 6222 vota e ndërsa Ilirjan Koxhaj i PD ka marrë 739. Pra nëse do ishin bashkë opozita do numëronte 6961 vota. Mirëpo në kushtet kur janë të ndarë, kandidati socialist ka fituar me 6904.

Ilir Meta nuk ka arritur që të fitojë as në vendin e tij të lindjes, Skrapar. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Euglen Mustafallari ka marrë 2733 vota, e ndërsa Adriatik Mema është shpallur fitues me 3456 vota.

Në Berat Ervin Demo nuk e ka diskutuar fitore. Ai ka fituar me mbi 6 mijë vota më shumë. Më konkretisht socialistët kanë marrë 16580, e ndërsa Zija Ismaili nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” 10394 vota.

Në Dimal, Juliana Memaj nga PS ka arritur të fitojë. E ndërsa në këtë bashki tërheq vëmendje fakti që Partia Demokratike ka dalë forcë e dytë. Dritan Sula ka arritur që të marrë 4105 e ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë 1475 vota. Edhe nëse do të ishin të bashkuar, nuk do mund të mundnim Memajn e cila grumbullon 5774 vota.

Adriatik Zotkaj i PS në Poliçan është shkëputur thellë në fitoren e tij përballë 2 kandidatëtve të djathtë. Ai ka marrë 3756, e ndërsa Behar Xhaferaj nga BF dhe Florian Qama nga PD nuk bëjnë së bashku nuk arrijnë as gjysmën e votave që ka marrë Zotkaj. Më konkretisht Xhaferaj ka marrë 461 vota dhe Qama 545 vota.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elton: 16/05/2023 12:33

    Respekte per Z. Benet Beci, ka ba fushat shembullore, shyqyr qe Shkodra votoj drejt pas 32 vitesh. Besoj se ka pwr tu ba pune e madhe ne Shkoder, se ka ngele shume mbrapa me investimet.

    Përgjigju
    • Gresi: 16/05/2023 13:15

      O ELTON KA BA PUN NON GRATA TOM DOSHI MAFIOZI SE PER 1000 VJET SFITOTE PS E BEC NE SHKODER. SHIFE TRENDIN E VOTAVE. PER SHKODREN TE VJEN KEQ QE I FALET TOMES.

  • Teknologji: 16/05/2023 12:10

    Quditem sesi ne tirane nje individ si Arlind Qorri ka marre 4.8% dhe kandidati i PD Bejkuaa i PD-se se Basha-Alibej vetem 4.23% kjo tregon qe PD duhet japin doreheqje masive dhe riciklohen , gjithe makineria e PD se Alibej dhe Basha ne tirane eshte mundur vetem nga nje individ si Arlindi kjo tregon shume ! Pra PD nuk ka as vule as zyra as makineri as mekanizem , sot po e mundin edhe individ , ndaj reflektim pasi makineria e PS po ecen drejt 2030-2040 kjo tregon profesionalizem , duhet qe te reformohet PD me doreheqje dhe zgjedhje per kryetar ne shtator tetor 2023 nje kryetar(e) i paperlyer , i ri (30-40) dhe me ambicie qe e mund pushtetin sot njerezit nuk kane alternativa!

    Përgjigju
  • Babuli Tanguli: 16/05/2023 07:49

    O qeni Arbër a kupton ti Shqip ? ? ? Fredi Beleri fundërina është kandidati i anti Shqiptarit spiunit të sërbit Sali Bajgës apo si idjot që je o Arbër analfabeti vetëm komenton si idjot. Pra Sali kriminel hajduti është anti Shqiptari më i tërbuar. E populli Shqiptar është populli më i zgjuar e prandaj ja tregoi vëndin qenit bastard Salmutit. Po ti mor Arbër je spiun i sërbit. E ti si Arbër merja Edi Ramës kallamin e Edit në goj o analfabet.

    Përgjigju
    • himarjoti: 16/05/2023 09:15

      Sa i mençur qenke ti Babuli,pale paske mesuar dhe shqipen nga a-zh por ama me sa duket vetem ate fjalorin banal.

  • ulsiu: 16/05/2023 04:14

    arlindi duhej te kishtw marre me shume vota,,,saliu dhe ilir kaka te pijne helm e te zhduken nga kjo bote....

    Përgjigju
  • Iris: 16/05/2023 01:31

    Te them te drejten,me interes ndoqa vetem votimin ne Shkoder,me pelqeu qe z.Beci fitoi duke i rikthehu PS per here te pare Shkodren pas 32 vjetesh,gjithashtu,kandidati i PD/Tirane,z.Bejko me eshte dukur si person shume dinjitoz dhe me integritet.Do te me pelqente te shikoja me shume angazhim te tij brenda PD dhe nje bashkepunim mes tij dhe z.Veliaj nen moton /opozitare por vellezer/.

    Përgjigju
  • Gripi: 15/05/2023 18:38

    Goditje vdekje prurese per ciftin me kriminal te historise shqipetare Sali Ram Berisha dhe Ilir Rexhep Meta(j). Erdhi momenti ti dorezohen drejtesise dhe ti bashkohen Fredi Belerit, grekut nga progonati ne burg. Rrofte Shqiperia

    Përgjigju
    • Aqifi: 15/05/2023 21:41

      Evertet

  • Miku: 15/05/2023 18:06

    Arlind Qorri eshte pedagog e njeri i nderuar, drejt e drejt, po keta ia vune etiketen marksist per popullin qe i merr shabllon gjerat. Arlindi zeri inqytetarit.

    Përgjigju
  • Linda: 15/05/2023 16:01

    Urime popullit shqiptar per rezultatin e zgjedhjeve,urime Tiranes,Vores,Shkodres ,Tropjes,Skraparit,Vlores,Fierit,etj do ecim gjithmone perpara.

    Përgjigju
    • edi: 16/05/2023 09:10

      E moj Linda,ju patronazhistet ecni gjithmone perpara sepse ushqeheni me leket tona pa bere asnje pune por vetem per komentet qe beni ne gazeta! Ju kane regjistruar si punonjes ujesjellesi e bashkije por s'e dini as ku i kane zyrat.

  • Riciklim: 15/05/2023 14:29

    Populli ka votuar masivisht per largim perfundimtar sikur iku Merkel per opoziten, ka ardhur koha per riciklim masiv nga krahu opozites ! Figura ne politike nga 1991-2000 duhet largohen pergjithnje pra ka ardh koha per figura komplet te reja ne krahun opozitar! Mesazhin e moret lexojeni

    Përgjigju
  • Lili: 15/05/2023 14:28

    Une jam e majye dje voyova erion veliajn, tani u bera pishman sa hipa ne autobuzin e unazes marrje fryme.

    Përgjigju
  • Arbëri: 15/05/2023 13:49

    E shifni se si Himara oj dorzua Grekut më Fredrik nga Dora e shkjut Edvin tradhtarit…!

    Përgjigju
    • Rrema: 15/05/2023 19:48

      O gje e trash ja dha salivici bashkombasi jot serboboshnjak po ti je nje cope idioti..

  • Elton: 15/05/2023 13:22

    Shyqyr qe erdhi me ne fund momenti që Plaku Sali , dhe hajduti Meta ta lajne te qete kete popull se boll e kane vjedhur dhe marre ne qafe shqiperine. Urime Z. Benet Beci, tani ka ardhur momenti me ja ndryshuar fytyrën edhe Shkodrës.

    Përgjigju
  • Taulant: 15/05/2023 11:38

    Nese halla do kishte ashtu dhe PS ne Kucove do vendoste nje kandidat tjeter apo do merrte me te mira kasten e vjeter, mund te kishte fituar edhe 65% te votave.

    Përgjigju
  • ARBËR: 15/05/2023 11:00

    Hec përpara gjigandi Edi Rama Spiuni Metaj dhe krimineli hajdut Saliu le të lefin hum, hum , hum se një top të madh tum do han kta maskaran.

    Përgjigju
  • e drejta: 15/05/2023 10:23

    FORCA SH Q I P E R I A , VETEM PERPARA

    Përgjigju
  • Beni: 15/05/2023 08:39

    E di si me dukey mua cdo zgjedhje,kush do talli trapin me forte

    Përgjigju
  • Shqipëria: 15/05/2023 08:33

    Asgjë e mirë nuk vjen nga një fitore e thellë, cilado anë qoftë.

    Përgjigju
  • demokratiku: 15/05/2023 06:25

    Dhe keshtu koalicioni Non Grata edhe ne keto zgjedhje shkoi per lesh dhe perfundimisht atje ku i takon.Nga neser e tutje te filloje riorganizimi i PD-se,duke hedhur tej cdo letyre te llidhur me korrupsionin,me berishizmin,me standartin e njohur qe nuk e pranojne kurre humbjen dhe pranojne vetem fitoren dhe qe per ta fajin e kane vetem armiqte e fantazuar ne koken e tyre,te cilet sipas praktikes 30 vjecare vjedhin,blejne vota etj etj,sepse ato qe ata bejne mendojne se i bene dhe kundershtaret e tyre.Kjo praktike duhet te marre fund.Eshte koha per te nderruar faqe me Roland Beejkon,per te ringritur nga e para partine dhe tipa si Bardhi,Sula,Salianji,Tabaku e te tjere tipa si keta ti bejne dhurate tek spioni Meta-j e tek plaku Mere!Shqiperia meriton nje opozite europiane ,pa reminishencat berishiste te deri sotme!

    Përgjigju
  • Bepi: 15/05/2023 01:56

    Gjiithsesi ja keni qi ropt popullit ju lumt kush do te fitojn

    Përgjigju
    • B.Kola: 15/05/2023 13:12

      Nga studjmet e deritanishme eshte vertetue se votuesit e Saliut dhe te Ilirit ,kane koken me gunga dhe shenja te infeksionit ne tru.O votues : Pse je kaq i papegjegjshe .m?

    • B.kola: 15/05/2023 04:41

      Mire

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia