Qarku Fier, 5 arrestime për vjedhje
dhe prodhim lëndësh narkotike

Qarku Fier, 5 arrestime për vjedhje<br />dhe prodhim lëndësh narkotike
FIER - LUSHNJË - Nga strukturat policore të Fierit dhe Lushnjes gjatë 12 orëve të fundit janë arrestuar 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.
 
Në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshta” është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: Klement Besholli, 19 vjeç, banues në Gjazë të Lushnjës; Sybi Veliu, 19 vjeç, banues në Arrëz të Lushnjës; Estref Halili, 18 vjeç, banues në Kolonjë të Lushnjës.
 
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, si dhe “drejtimit të mjetit pa dëshmi aftësie.
 
Rreth orës 22.00 ata janë kapur në flagrancë nga grupi i kontrollit, në një mjet tip Benz me targa AA436 FN, i cili drejtohej nga shtetasi Sybi Veliu, i papajisur me leje dëshmi aftësie. Gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 56 gramë lëndë e dyshuar kanabis sativa, si dhe një automatik tip Kallashnikov.
 
Dje pasdite u bë edhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Thanas Kola, 26 vjeç, banues në Lushnjë për veprat penale të “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje u kap në kushtet e flagrancës me katër pako të mbështjella me letër alumini, të mbushura me pluhur ngjyrë bezhë, i dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë me peshë 1.2 gramë.
 
Po ashtu po dje u krye edhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: Mateo Kamberaj, 22 vjeç, banues në Patos, Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier ky shtetas është dënuar me dy vjet burg për veprën penale të “vjedhjes.
 
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Lushnje.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi