QARKU FIER/ PS fiton 6-0 edhe në Qarkun e Fierit, përfundon numërimi në të gjitha bashkitë

Në Bashkinë e Fierit është mbyllur numërimi dhe kandidati socialist Armando Subashi ka shpallur fitoren. Armando Subashi merr 69.41% të votave, ndërkohë që ka një tjetër rezultat shumë interesant. Kur janë numëruar 218 nga 224 qendra votimi rreth 30% e votave ndahen mes dy kandidatëve të së djathtës, me kandidatin e Berishës, Evdar Kodheli që merr 19.35% të votave dhe që lë mbrapa kandidaten e Alibeajt, Eriselda Çelaj me 10.94% të votave.

Në Lushnjë procesi i numërimit ka përfunduar. Sipas rezultateve kandidatja e PS, Eriselda Sefa merr fitoren me 62.64% të votave. Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë, Eduart Sharka 37.36%.

Në Bashkinë Roskovec ka përfunduar numërimi. Kandidatja e Partisë Socialiste Majlinda Bufi merr fitoren me 52.52% përkundrejt 47.48% të votave të rivalit të saj të Bashkë Fitojmë Erdit Hazizaj.

Në Mallakastër, e cila mendohet se do të ishte një bashki me rivalitet, ka përfunduar dhe janë numëruar 50 nga 50 kuti. Kandidati i PS Qerim Ismailaj ka fituar dhe 48.4% të votave përkundrejt 45.9% të rivalit kryesor Agron Kapllanaj i Partisë Demokratike. Ndërkohë që kandidati i koalicionit Berisha-Meta Resmi Shanaj merr vetëm 5.7%.

Edhe në Bashkinë Divjakë kryeson PS dhe ka përfunduar. Josif Gorra i PS kryeson me 57.8% të votave përballë Aurela Malkos të Bashkë Fitojmë me 42.2%.

Në Bashkinë Patos ka përfunduar dhe fiton Fation Duro i PS me 69.97%, ndërkohë që Sofije Alushaj i ‘Bashkë Fitojmë’ është e dyta me vetëm 23.50%. Ndërsa kandidatja e PD Pranvera Rizaj vetëm 6.53%.


Lajmi kryesor:

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton thellë në Tiranë, mbi 58 mijë vota para Këlliçit! BF merr vetëm 7 bashki në total


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja