Qarku Fier, Ndreka: PD bleu
këshilltarët për bukën e gojës

Qarku Fier, Ndreka: PD bleu <br />këshilltarët për bukën e gojës
FIER - Kreu legjitim i Këshillit të Qarkut të Fierit, Vangjel Ndreka, në një intervistë për "Shqiptarja.com" deklaroi se së shpejti do të mbledhë këshillin, edhe pse PD-ja e ka bllokuar prej shtatorit 2011.

Z.Ndreka, çfarë po ndodh me këshilin e qarkut të Fierit?
Në datën 5 prill ne patëm dy procese gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Vlorë. Një kishte të bënte me këshilltarë të Patosit që ishin ndryshuar në mbledhjen e dytë të këshillit të Patosit dhe ishin hequr ata që u konstituuan një muaj më parë dhe me një mocion mosbesimi dhe nën diktatin e pushtetit, këshilli bashkiak hoqi përfaqësuesit e qarkut që ishin zgjedhur më parë dhe mori një vendim për këshilltarë të rinj të rindryshuar. Pra ishin tre dhe këta për të ndryshuar raportin në këshillin e qarkut.

Cili është raporti?
PS ka 54 vota me konstituim PD mori 42, pra 60 për qind e majta dhe 40 e djathta. Ish-prefekti Bujar Hasa me ish-ministrin Alibeaj nisën një fushatë tjetër për të ndryshuar numrat dhe e nisën me Patosin, duke blerë varfërinë e këshilltarëve në këshillin bashkiak, ku kishte mësues, doktorë, infermierë apo biznesmenë. Këtyre të fundit u futën gjoba nga 90 milionë lekë dhe u thonin na jep firmën ta falim, një farmacisti e një mësues dhe arritën ta ndryshonin, duke hequr ata të tre dhe duke vënë të tjerë. Gjykata e Fierit, që është gati si seli PD-je u dha të drejtë këshilltarëve të ndryshuar. Në 5 prill Gjykata e Apelit mori në shqyrtim kërkesën tonë që të mos njiheshin këshilltarët e ndryshuar, sepse këshilltari zgjidhet në mbledhjen e parë. Sipas ligjit ndryshimi i këshilltarëve bëhet kur ai ka humbur anën mendore, ka kryer një krim, ose nëse hiqet si këshilltar. Por kjo kompetencë I takon Qarkut dhe jo me mocion mosbesimi. Gjtkata e Apelit mori vendim që këshilli bashkiak e zgjedh një herë anëtarin e qarkut dhe është këshilli i qarkut që mund tia heqë mandatin në këto tre raste, duke rrëzuar të gjitha vendimet e gjykatës së Fierit.
Me këtë mënyrë ata kanë ndryshuar gjithsej 14 këshilltarë, duke pormbysur raportin, duke më çuar mua nga 54 këshilltarë në 42.

Pas përgjakjes së këshilltarëve dy javë më parë, ju jeni kryetar i qarkut apo jo?
Unë jam kryetar, kam çelësin e zyrës, sepse edhe gjykata ka dhënë këtë vendim. Rivali im thotë se nuk e njeh vendimin e gjykatës. Këshilli i qarkut është i paralizuar. Megji¬thëse unë kam 53 vota dhe do të mbyll edhe dy procese gjyqësore dhe do ta mbledh.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën