Qarku i Tiranës, Bamir Topi për
400 vota deputet, e majta me 19

Qarku i Tiranës, Bamir Topi për<br />400 vota deputet, e majta me 19
TIRANE - Rezultati i zgjedhjeve në qarkun e Tiranës me numërimin e deritanishëm të votave shënon një përmbysje të madhe krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009. Një përmbysje e tillë është bërë në favor të opozitës, që sipas përllogaritjeve tyë deritanishme merr plot 19 mandate deputeti, duke synuar për mandatin e 20.

Ndërkohë që PD ka zbritur në 11 mandate deputeti, plot tre më pak se zgjedhjet e kaluara, ndërsa kanë marrë nga një mandat PDIU dhe PR. Nga ana tjetër është kreu i FRD Bamir Topi ai që po synon fort një mandat deputeti, duke e ulur edhe më numrin e deputetëve demokratë që me shumë gjasa mund të lërë jashtë lojë përpos ish-deputetit socialist Asllan Dogjani dhe deputetin tjetër socialist Kastriot Islami.

Pra kreut të FRD bamir Topi i duhen sipas këtyre përllogaritjeve dhe 400 vota për të marrë një mandat deputeti dhe për ta futur partinë e tij për herë të parë në Kuvend, përmes garimin vetëm në qarkun e Tiranës. Mësohet se është shumë e mundshme marrja e një mandati deputeti në qarkun e Tiranës nga ana e ish-presidentit Bamir Topi, teksa janë për t’u numëruar shumë kuti që janë në qendra e votimit të ngritura pikërisht në zonën dominante të tij, atë të banorëve autoktonë.

Vota të cilat do të hiqen në kurrizin e Partisë Demokratike, e cila nga ana e saj nuk është shumë e “dëmtuar”, pasi pas ikjes nga zona e sigurtë e deputetit të PS Asllan Dogjani, largohet dhe deputeti tjetër i PS, Kastriot Islami, të dy këta kandidatë në listën e PD në qarkun e Tiranës dhe pjesë e kostos reale të humbjes së PD në këtë qark. Me shumë gjasa ish-presidenti Topi do të jetë në Kuvend, ndërkohë që risi është dhe hyrja e LSI me tre deputetë në qarkun e Tiranës.
 
QARKU TIRANË (32 MANDATE)
 
PS 16 MANDATE
 
1.Pandeli Majko
2.Saimir Tahiri
3.Vasilika Hysi
4.Ditmir Bushati
5.Fatmir Xhafaj
6.Lindita Nikolla
7.Besnik Baraj
8.Xhemal Qefalia
9.Sadri Abazi
10.Parid Cara
11.Spartak Braho
12.Artan Gaçi
13.Pjerin Ndreu
14.Rakip Suli
15.Milena Harito
16.Dashamir Peza

PD: 11 MANDATE

1.Sali Berisha
2.Myqerem Tafaj
3.Majlinda Bregu
4.Halim Kosova
5.Florion Mima
6.Gerti Bogdani
7.Dashamir Shehi
8.Jorida Tabaku
9.Edi Paloka
10.Keltis Kruja
11.Kastriot Islami
 
LSI 3 MANDATE

1.Ilir Meta
2.Klajda Gjosha
3.Luan Rama
 
PR 1 MANDAT

1.Ylli Shehu
 
PDIU 1 MANDAT

1.Tahir Muhedini

Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print)25.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!