Në Bashkinë e Korçës ka përfunduar numërimi. Kryeson bindshëm kandidati socialist Sotiraq Filo, i cili merr mandatin e tretë me 60.63% vota përkundrejt 39.37% votave të kandidates së Bashkë Fitojmë, Ledina Alolli.
Në Bashkinë e Pustecit tashmë nuk ka histori. Partia Socialiste ka arritur ta marrë edhe këtë bashki. Sipas rezultateve nga KQZ, kandidati i PS, Pali Kolefski ka marrë rreth 64.95%, ndërsa kandidati i PD, Pandi Jani 35.05%.
Ndërkohë që në Bashkinë e Devollit ka përfunduar numërimi, ku kandidati i PS Eduard Duro kryeson me 8376 vota, ndërsa Elvis Hajdërlli i BF me 8011 vota. Kandidati i pavarur Çlirim Hoxha ka marrë 81 vota.
"Çdo garë ka emocionet e veta. Kjo ka qenë gara më e bukur e jetës time, edhe pse më e vështira. Alibia e rivalëve ishte se morëm bashki të falur por dita e sotme tregon se populli i Devollit na beson dhe ajo bashki nuk ishte e falur. Sot nuk kam fituar unë, ka fituar Devolli. Jam kryetar për të gjithë e do punoj me të gjithë", tha Duro.
Në Bashkinë e Kolonjës ka fituar kandidati i Partisë Socialiste Erion Isai me rezultat të thellë, 64.28% të votave, ndërsa rivali i tij Ethem Lumani 35.72%. Isai merr një mandat të dytë.
Në Bashkinë e Pogradecit ka fituar PS me Ilir Xhakollin me afro 10 mij vota diference.
Edhe Bashkinë e Maliqit ka fituar kandidati socialist Gezim Topçiu i cili merr një tjetër mandat sipas këtij rezultati. Ai ka marrë 66.33% të votave, përkthyer në 13574 vota. Kandidati i BF, Alfred Gega, mori 33.62% të votave ose 6875.
Lajmi kryesor:
VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton thellë në Tiranë, mbi 58 mijë vota para Këlliçit! BF merr vetëm 7 bashki në total
K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1918
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pogradec/ Akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, AMP pezullon nga detyra 3 punonjës policie (EMRAT)
27 Janar, 15:48
-
Eduard Zaloshnja: Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ
27 Janar, 14:35
-
Korçë/ I humbur prej 5 ditësh, 32-vjeçari denoncon në polici humbjen e babait
27 Janar, 13:33
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht 15-vjeçarin, arrestohet 45 vjeçari në Devoll
27 Janar, 13:09
-
PD pa kërkesa shtesë për fletën e votimit, Kaso për Report Tv: Me emra, e ka zgjidhur Kodi! Padi në SPAK Peleshit, përdor dhe shantazhon administratën
26 Janar, 13:03
-
Korçë/ La shtatzënë 13-vjeçaren, Prokuroria çon në Gjykatë dosjen e 21-vjeçarit, familja kërkon ta lirojnë: Kemi nusen me foshjen në shtëpi
25 Janar, 19:40
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22
-
FOTOLAJM/ Korçë, drejtuesi humb kontrollin e automjetit dhe përfundon në një parcelë
23 Janar, 16:39
-
Gruri e misri stok në Maliq, s’ka treg! Fermeri: Unë veç në TikTok e reklamoj dhe atë po na e mbyll Rama
23 Janar, 13:48
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Shpërdori detyrën për vëllanë ndërtues, SPAK kërkon dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri
21 Janar, 12:45
-
Aksioni i RENEA-s në Pogradec, Gjykata cakton masat e sigurisë për 6 të arrestuarit
20 Janar, 16:08