Qarku Lezhë, e djathta +793 vota
s'ndryshojnë mandatet

Qarku Lezhë, e djathta +793 vota<br />s'ndryshojnë mandatet
TIRANË - KQZ-ja ka vazhduar sot në ditën e dytë të rinumërimit të kutive të qarkut të Lezhës. Procesi nisi dje pas vendimit të marrë 4 anëtarët e këtij institucioni më (19 korrik), pavarësisht kundërshtime nga PS e LSI. Sot në mëngjes nisi numërimi i kutive të KZAZ nr.14 dhe pasdite edhe kutitë e KZAZ nr. 15. 

Sipas rinumërimit, koalicioni i djathtë del me +793 vota krahasuar me koalicionin e majtë në qarkun e Lezhës nga rezultatet e 3 KZAZ-ve (12,13,14), ndërkohë që është duke u numëruar e 4-a (KZAZ 15), shifra që gjithsesi nuk ndryshojnë rezultatin e mandateve; 4 - PD, 2 - PS, 1 - LSI. Dje u rinumëruan kutitë e 2 KZAZ -ve 12, 13 të qarkut të Lezhës.

Nesër pritet që Kolegji Zgjedhor të marrë në shqyrtim kërkesë-padinë e PS për të shpallur të paligjshëm rinumërimin, si dhe ankimimin e LSI-së për qarkun e Kukësit. KQZ me një vendim të datës 15 korrik ku kërkonte rinumërimin e votave në 15 QV të Kukësit. 

Ndërkohë KQZ-ja ka tejkaluar çdo kufi ligjor për nxjerrjen e rezultateve.

Sot janë numëruar gjithsej 96 kuti nga KZAZ 14 dhe KZAZ 15. KZAZ nr. 14 ka pasur 64 kuti gjithsej, aktualisht të gjitha të numëruara, ndërsa KZAZ nr. 15 ka 74 kuti dhe rinumërimi i tyre ka përfunduar afër mesnatës së sotme (21 korrik) .  
 
Prej 2 ditësh KQZ ka nisur procesin e rinumërimit. Dje (20 korrik) u rinumëruan KZAZ nr. 12 dhe KZAZ nr. 13 të qarkut të Lezhës, Sot u numëruan 64 kutitë e KZAZ nr. 14 dhe 74 kutitë e KZAZ nr 15. 

Gjithsej në qarkun e Lezhës janë  248 kuti në të katër KZAZ-të bashkë.

ORA 20:00 - LEZHË, KOALICIONI I DJATHTË DEL ME + 793 VOTA
Sipas rinumërimit, koalicioni i djathtë del me +793 vota krahasuar me koalicionin e majtë në qarkun e Lezhës nga rezultatet e 3 KZAZ-ve (12,13,14), ndërkohë që është duke u numëruar e 4-a (KZAZ 15).

KZAZ 12  - Koalicioni i majtë me -10 vota, koalicioni i djathtë me + 7 vota, diferenca 17 vota në favor të koalicionit të djathtë.
 
KZAZ 13 – Koalicioni i majtë koalicioni i majtë – 230 vota, koalicioni i djathtë +209 vota, diferenca 439 vota në favor të koalicionit të djathtë.
 
KZAZ 14 – Koalicioni i majtë ka dalë me – 21 vota, koalicioni i djathtë me +10 vota, diferenca + 31 vota për koalicionin e djathtë.
 
Ndërkohë, nuk ka ende një rezultat përfundimtar për diferencat në KZAZ 15, e cila është në proces zyrtarizmi.
 
Përveç këtyre rezultateve, nga 258 kuti gjithsej që ka qarku Lezhë, KQZ ka marrë në konsideratë edhe 10 kutitë e etiketuara si “të manipuluara”.
 
Në këto 10 kuti, përveç 39 votave në favor të koalicionit të djathtë, që u evdentuan në tabelat elektronike të KQZ, pasi u hapën kutitë dolën realisht edhe 267 vota të tjera po në favor të së djathtës.
 
Në total, bashkë me këto vota të fundit nga numërimi në të gjitha KZAZ-të, deri në qarkun Lezhë koalicioni i djathtë nga rinumërimi ka dalë me + 793 vota më shumë se sa koalicioni i majtë, krahasuar me numërimin e mëparshëm.
 
ORA 17:00  - NIS NUMËRIMI I KZAZ 15, EDHE 65 KUTI TË QARKUT LEZHË
Ka nisur numërimi i ZAZ 15. Ka përfunduar ZAZ e Mirditës, ku kanë dalë 6 vota në favor të PD. "Medohet se ka qenë një gabim njerëzor. Nga numërimi i kutive të para ka plus minus 1 votë, që u përket partive të ndryshme. Fakt interesant është se kjo KZAZ ka qenë problematike se në fletë votimi  janë gjetur shënime si; "jeni bërë të lodhshëm", "dua shtëpi", "urime çiftit" etj", informon nga KQZ, gazetarja e 'A1 Report", Jetona Koçibelli.

ORA 14:15 MUHO: TE MARTEN KOLEGJI SHQYRTON ANKIMIN PER KUKESIN
Përfaqësuesi ligjor i LSI-së në KQZ, Ilirjan Muho, tha në një prononcim për "A1Report!" se nesër, Kolegji Zgjedhor do marrë vendim për ankimimin e LSI-së për qarkun e Kukësit.  "Ne ishim të sigurt që KQZ-ja nuk mund ta merrte në shyqrtim rastin e Kukësit,"- tha ai, -"sepse nuk kishte kuorimin e duhur. Në këto kushte, KQZ-ja duhej të shtynte vendimin që duhet ta merrte Kolegji Zgjedhor. Kësisoj, ne iu drejtuam Kolegjit dhe ditën e martë, ai do të marrë në shqyrtim ankesën tonë. Rinumërimi i votave siç vendosi KQZ-ja është rast i paprecedent dhe natyrisht që do sjellë edhe ankimimin tonë. Nuk është vetëm kjo ajo që ka vonuar nxjerrjen e rezultatit. Kjo procedurë duhej të ishte mbyllur 48 orë pas sjelljes së rezultateve nga komisionet zonale, pra, jemi në një tejkalim të tejskajshëm të afateve rezultateve.
 
ORA 11:15 ZGURI: IA VLEJTI BARRA QERANE SE RRITEM TRANSPARENCEN
Gazetarja Jetona Koçibelli raportoi nga KQZ-ja në orën 11:15 se nga 12 kutitë e para, rezultati ka qënë pothuajse pa asnjë gabim; Në një qëndër votimi ka rezultuar një votë plus për PD-në dhe në një kuti tjetër, një votë minus po për PD-në. Mendohet se nëse ecet me këto ritme, procesi i rinumërimit të qarkut të Lezhës do të mbyllet në mbrëmje.
 
Komisioneri Klement Zguri, që kërkoi këtë transparencë të votave, i pyetur nga “A1Report” në ia ka vlejtur barra qeranë për rinumërimin, tha se "ia ka vlejtur, absolutisht po! Sepse ka rritur transparencën, ka shtuar besimin e popullit  në process, ka shtuar kredibilitetin e procesit dhe krijon shanse që në zgjedhjet e ardhshme të merren masa për të."
"Nëse PS do të vazhdojë të zhvillojë idenë e saj për të na hetuar ne si komisionerë, do jenë organet kompetente që do marrin vendim. Ne nuk jemi në tejkalim të funksionit tonë, sepse mbështetemi tek neni 124 dhe tej neni 136 kur ka fakte. KQZ, qoftë kryesisht qoftë me kërkesë të palëve, e shtrin veprimtarinë e saj duke marrë përsipër rinumërimin. Lidhur me refuzimin e numërimit, ne nuk kemi refuzuar vetëm PS-në, por edhe LSI-në, edhe kandidatin e pavarur Dritan Prifti."
 
DATA 21 KORRIK - ORA 10:30 KQZ VAZHDON RINUMERIMIN E LEZHES
Edhe sot ka vazhduar rinumërimi i votave të qarkut të Lezhës. Nga 5 kutitë e para të KZAZ-së nr.14 konstatohet se nuk ka ndryshim rezultati.

RINUMERIMI ME 20 KORRIK NE QARKUN E LEZHES 

DATA 20 KORRIK - NUK KA NDRYSHIM TE REZULTATIT NE KZAZ 12 DHE 13
Komioni Qendror i Zgjedhjeve prej orës 10:00 të paradites së sotme nisi procesin e rinumërimit të votave, për qarkun e Lezhës. Hapja e kutive nisi pas vendimit të djeshëm të KQZ-së për hapjen e të gjithë kutive dhe rinumërim të votave në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës. 

Tetë grupe numërimi me nga dy persona punojnë me hapjen e kutive. Sot gjithsej u rinumëruan 121 kuti votimi nga 248, që i përkasin qarkut të Lezhës.
Rreth orës 18:00 KQZ nisi rinumërimin e votave të qarkut të Lezhës duke hapur kutitë e KZAZ 13. Deri tani (ora 21: 50) nga KZAZ 13 janë numëruar 63 kuti nga 67 kuti që ka gjithsej. Priten të numërohen dhe 4 kutitë e fundit, ndërsa kutitë e 2 KZAZ-ve të tjera të qarkut pritet të vazhdojnë nesër.  

Për qarkun e Lezhës pritet të mbyllet sot rinumërimi, për të vazhduar nesër me numërimin e pjesës tjetër të mbetur, që i përkasin 2 KZAZ-ve të tjera. Gjithsej Lezha ka 248 kuti. Deri tani nga procesi i rinumërimit nuk ka ndryshim të rezultatit.

ORA 21:50 - QARKU LEZHË, ENDE 4 KUTI, REZULTATI I PANDRYSHUAR
Kanë mbetur ende 4 kutitë e fundit për t'u numëruar nga KZAZ 13. Dhe nga gjithsej, 4 KZAZ me 248 kuti, janë numërar deri tani 54 kuti të KZAZ 12 dhe po përfundon numërimi edhe i 67 kutive të KZAZ 13 dhe siç raporton gazetarja Joniada Koçi e "A1 Report" prej KQZ-së, "rezultati tek dy KZAZ-të ka mbetur i njëjtë si përpara rinumërimit".

ORA 18:00 NIS RINUMERIMI I 67 KUTIVE TE KZAZ 13
Tetë grupet e numërimit në KQZ rifilluan punën për rinumërimin e KZAZ numër 13 për këtë qark, e cila ka 67 kuti fletë votimi.

ORA 16:00 RINUMËROHET KZAZ NR. 12, S'KA NDRYSHIM REZULTATI
Tetë grupet e numërimit të ngritura në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë  përfunduar rinumërimin e 54 kutitë e fletëve të votimit për KZAZ numër 12 në Qarkun e Lezhës.

Rinumërimi i kësaj KZAZ nuk është shoqëruar me ndryshim të rezultatit, krahasuar me rezultatet e numërimi elektronik. Pritet që në orën 18:00, 8 grupet e numërimit në KQZ, të rifillojnë punën për rinumërimin e KZAZ numër 13 për këtë qark, e cila ka 67 kuti fletësh votimi.
 
Në total për qarkun e Lezhës do të numërohen 248 kuti.

ORA 15:10 NUMEROHEN RRETH 50 KUTI VOTIMI
Deri tani janë numëruar rreth 50 kuti votimi. Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri deklaron se rinumërimi i votave në qarkun e Lezhës përbën një sfidë për KQZ-në, pasi lidhet me respektimin e standardeve zgjedhore dhe transparencën e procesit.
  "Për KQZ-në nuk ka rëndësi nëse rinumërimi në Lezhë do të sjellë ndryshim rezultati. Kjo mund të jetë  ngacmuese për subjektet zgjedhore apo për opinionin publik, ndërsa për Komisionin sfida lidhet me standardet dhe me përputhshmërinë mes rezultatit përfundimtar dhe vullnetit të zgjedhësve. Në rast se fiton këtë sfidë KQZ ka bërë gjithçka", deklaroi Zguri.
      Ai vlerësoi ecurinë e rinumërimit të votave në KQZ, i nisur paraditen e sotme, ndërsa tha se procesi po monitorohet nga afër nga trupa e Komisionit.
     "Procesi po shkon mirë dhe KQZ po e monitoron me kujdes. Besoj se po ecim me ritme të shpejta për të mbyllur rinumërimin e votave të katër KZAZ-ve të qarkut Lezhë", tha Zguri.

ORA 13:20 VAZHDON NUMERIMI, MUHO I LSI: PROCESI I PALIGJSHEM
Vazhdon procesi i numërimit. Deri në mesditë ishin numëruar 20 kuti dhe nuk janë shfaqur parregullsi apo mospërputhje mes rezultateve të grupit të numërimit dhe atyre në tabelën elektronike. 
Përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Ilirjan Muho në një prononcim për gazetaren e Tv A1 Report Joniada Koçi deklaron se “Ajo që po ndodh është e paligjshme përsa kohë që KQZ nuk ka kuorim. Mbledhje të tilla duhen vetëm kur janë 5 anëtarë. Meqë KQZ mungon e gjithë çka po ndodh është e paligjshme. “-tha Muho.

Ai shton se gjatë numërimit të 20 kutive të para, ka rezultuar se gjithçka që është pasqyruar në tabelat e numërimit është në përputhje absolute me ato çka është dhënë nga grupet e numërimit.  I pyetur ai i trembeni humbjes së mandatit, Muho tha:
“Jo nga informacinet që kemi, procesi zgjedhor ka shkuar sipas ligjit  përveç paligjshmërive që u konstatuan në 5 QV të cilat pas hapjes së tyre u konstatua që kishte mospërputhje në tabelat e numërimit dhe atë që kishin deklaruar grupet e numërimit"

Ora 11:29 VAZHDON RINUMERIMI
Vazhdon normalisht procesi i rinumërimit. Janë numëruar QV 0680, QV 0685, QV 0682/1, 0681. Procesi ecen normalisht dhe nuk  ka debate.   
QV 0683- Gjithsej 306 fletë votimi, s'ka fletë të pavlefshme, PD, PS 110 vota, LSI 24
Qv 0685 - Gjithsej 127 flete votimi, 1 e pavlefshme, LSI 14, PS 26, PD 26
Qv 0682- Gjithsej  251 flete votimi, 5 të pavlefshme, LSI 17 PS 67, PD 94
Qv 0685- Gjithsej 127 fletë votimi, 1 e pavlefshme, LSI 14, PS 26, PD 26

ORA 11:01  PËRFUNDON NUMËRIMI NË KUTINË 0681
Totali 116 fletë votimi
0 vota të pavlefshme
Nga këto vota
LSI 7 vota
PS 35 vota
PD 66
PR 2
“Rezultati njësoj si tabela elektronike”- tha Lleshi

Ora 10:28 NIS RINUMERIMI I KUTIVE
KQZ nis procesin e rinumërimit. Janë ngritur 8 grupe numërimi me nga dy persona. Numëruesit lexojnë kodet, adminsitrata thotë po.  Procesi i rinumërimit nisi me QV nr 0680- 0688.
Në QV  0683, QV 0684, QV 0685, Qv 0681 u konstatua mungesa e procesit  verbali i mbylljes, PV 08
 
VENDIMI PER RINUMERIMIN E VOTAVE NE QARKUN E LEZHES DHE TE SHKODRES
KQZ pranoi kërkesën e anëtarit të KQZ-së Klement Zguri, pasi nga rinumërimi i 10 kutive në Lezhë dolën në pah parregullsi të shumta. Ndërsa për Shkodrën, KQZ miratoi ankesën e republikanëve të cilët pretendojnë të marrin një mandat që u ka shkuar demokratëve.
 
Vendimi u miratua pavarësisht kundërshtimeve të forta nga përfaqësuesit socialistë të cilët deklarojnë se po synohet të ndotet procesi dhe hedhin dyshime të forta se ndërkohë kutitë e këtyre dy qarqeve mund të jenë manipuluar.
 
Hapja e kutive do të nisë me ato të qarkut të Lezhës, ku totalisht do të numërohen 248 kuti votimi me afro 80 mijë vota që gjenden në to.  Më pas do të nisë me numërimin e kutive të qarkut të Shkodrës ku do të numërohen 417 kuti votimi ose 130 mijë vota.
 
Numërimi do të nisë nga kutia me numër rendor më të vogël.   
 
Kutitë që gjenden aktualisht në magazinat e Lundrës do të sillen në dy pjesë me nga 120 kuti secila, ndërkohë që opozita ngriti shqetësime për integritetin e tyre, pasi siç u tha edhe në mbledhjen e djeshme prej përfaqësuesve të tyre ato janë hapur dhe po mbushen sërish.  KQZ mori vendimin për ngritjen e 8 Grupeve të Numërimit me nga dy persona që do të numërojnë kutitë e Shkodrës dhe të Lezhës.
 
80 kuti do sillen çdo ditë në KQZ nga depot e Lundrës dhe ky ka qënë shqetësimi i djeshëm për përfaqësuesin e LSI- së, Ilirjan Muho. Ai deklaroi se “nuk kemi kundërshtim të numërohen kutitë, por jemi të shqetësuar për integritetin e tyre, sepse ato kanë 15 ditë thuajse në Lundër”, ngriti shqetësimin ai.
 
 I njëjti shqetësim u ngrit edhe nga përfaqësuesit ligjor të PS, ku në fund KQZ vendosi që kutitë të vijnë pjesëpjesë dhe të grumbullohen në ambientet e brendshme të KQZ.
 
Në Lezhë rezultati fillestar ishte 4 mandate e majta 3 mandate e djathta. Në Shkodër rezultati fillestar është 6 mandate e majta dhe 5 mandate e djathta. Me vendimin e djeshëm Komisioni qëndror do të duhet të bëjë rinumërimin e mbi 200 mijë fletëve të votimit.
 
Ky proces pritet të zgjasë disa ditë dhe gjithsej priten të rinumërohen mbi 200 mijë fletë votimi të qarkut të Lezhës dhe të Shkodrës. 

Redaksia online
(sg/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE