Erion Veliaj ka siguruar fitore të thellë Në Bashkinë Tiranë. Ai ka thelluar edhe më tej fitoren përballë Belind Këlliçit të BF, me një diferencë mbi 58 mijë vota. Kandidati i PS, Erion Veliaj ka marrë 54.69% (158.688 vota). Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi e ndjek në vendin e dytë me 34.58%(100351), me mbi 58 mijë vota diferencë. Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë 4.77% të votave ose 13835 vota. Roland Bejko i PD-së ka marrë 12.388 vora ose 4.27%. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU ka marrë 0.73% ose 2104 vota, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 0.97% ose 2807 vota. 

Në bashkinë e Kavajës, fitues është shpallur kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë’, Fisnik Qosja i cili arriti të përmbyste rezultatin falë votave në kutitë e fundit të mbetura për t’u numëruar.

Në Bashkinë Rrogozhinë ka përfunduar numërimi dhe fitues Edison Memolla me 50.11% dhe kandidati i BF Shkëlqim Hoxha merr 49.89%. Diferenca është e ngushtë me vetëm 23 vota.

Partia Socialiste ka fituar thellë në Kamëz, me Rakip Sulin që ka marrë 60.36 përqind të votave, ndërkohë që kandidati I Berishës ka marrë vetëm 35.32 % të votave. Kandidati i PD Bilbil Bajraktari ka marrë vetëm 4.3%.

Edhe në Vorë socialistët kanë marrë një rezultat spektakolar. Janë numëruar 44 nga 44 kuti dhe Blerim Shera ka marrë 73.5 %të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 26.5 përqind.


Lajmi kryesor:

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton thellë në Tiranë, mbi 58 mijë vota para Këlliçit! BF merr vetëm 7 bashki në total