Një 25-vjeçar është vënë nën hetim pasi prishi qetësinë publike, duke qarkulluar me makinë me shpejtësi në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan.

Pas një ankesë të bërë mbrëmjen e djeshme nga qytetarët, ankesë  e shoqëruar edhe me video, në të cilën shfaqet një automjet që qarkullonte me shpejtësi në bulevardin "Qemal Stafa",Policia e Elbasanit ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Për pasojë u vu nën hetim në gjendje të lirë, K. D., 25 vjeç, banues në Elbasan, i cili u ndëshkua me gjobë në vlerën e 40 mijë lekëve.

Ndërsa automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.