
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu kinez, Xi Jinping kanë zhvilluar një diskutim përmes një video konference, teksa në Abu Dhabi ka nisur raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-SHBA-Rusi.
Putin është shprehur se Rusia është e gatshme për bashkëpunim të ngushtë me Kinën në arenën ndërkombëtare.
"Partneriteti ynë luan një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Marrëdhënia e politikës së jashtme midis Moskës dhe Pekinit mbetet një faktor i rëndësishëm stabilizues përballë turbulencave në rritje në botë", theksoi ai.
Ndërsa Xi deklaroi se marrëdhëniet Kinë-Rusi po hyjnë në një fazë të re.
"Marrëdhëniet midis Kinës dhe Rusisë po hyjnë në një fazë të re zhvillimi. Kina dhe Rusia duhet të zhvillojnë një plan të ri dhe ambicioz për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe. Në këtë ditë simbolike, jam i kënaqur që zhvilloj një diskutim të thelluar me ju mbi zhvillimin e përbashkët të një plani të ri dhe ambicioz për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe", tha Xi.
Lajmi kryesor:
Nis raundi i dytë i bisedimeve trepalëshe Ukrainë-SHBA-Rusi! Forcat ruse bombardojnë disa qytete ukrainase











