Një 25-vjeçar është vënë nën hetim pasi prishi qetësinë publike, duke qarkulluar me makinë me shpejtësi në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan.
Pas një ankesë të bërë mbrëmjen e djeshme nga qytetarët, ankesë e shoqëruar edhe me video, në të cilën shfaqet një automjet që qarkullonte me shpejtësi në bulevardin "Qemal Stafa",Policia e Elbasanit ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
Për pasojë u vu nën hetim në gjendje të lirë, K. D., 25 vjeç, banues në Elbasan, i cili u ndëshkua me gjobë në vlerën e 40 mijë lekëve.
Ndërsa automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
At bulevard ka elbasani dhe u paska dash ankesa e qytetarve, ha ha ha , shpesh rreth ores 00 te nates krijesa pa pik ynyre dhe karakteri ven ne rrezik kembsoret apo edhe punonjesit e pastrimit te rrugeve duke levizur me shpejtesi per tu dukur , e bejn shpesh sepse polat ne at ore jane ne gjume
Përgjigju