Në vijim të operacionit kundër kriminalitetit dhe ruajtjes së rendit dhe sigurisë për qytetarët, policia e Elbasanit ka arrestuar këtë herë dy persona të cilët po qarkullonin me armë pa leje në qëndër të qytetit.
Mësohet se në momentin e arrestimit dy personat po qarkullonin në afërsi të teatrit “Skampa” me armë zjarri të tipit pistoletë, kur janë pikasuar nga policia e cila ka bërë më pas shoqërimin e tyre në polici. Gjithashtu, bëhet e ditur se të arrestuarit janë Dritan Sulmina, 23 vjeç dhe shtetasi me inicialet E.S.
Ende nuk dihet, por dyshimet paraprake të policisë janë se ata janë pjesë e bandave kriminale.