Qarkullonin pa kaska mbrojtëse, gjobiten 67 motoristë në Tiranë (VIDEO)

Drejtuesit e motorave dhe pasagjerët e tyre janë kategoritë me të ekspozuar për aksidente, pasi shpesh herë nuk përdorin kaskat mbrojtëse gjatë udhëtimit.

Gjatë ditës së sotme, 67 drejtues janë gjobitur pasi qarkullonin pa kaskë mbrojtëse.

Policia e Shtetit ka bërë thirrje për përdorimin e kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e mjeteve me dy rrota dhe pasagjerët e tyre, pasi është detyrim ligjor.

Përdorimi i  kaskës mbrojtëse është e vetmja siguri, për të minimizuar dëmet shëndetësore, pasi kjo kategori është e ekspozuar ndaj aksidenteve rrugore.

"Përdorimi i kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e mjeteve me dy rrota dhe pasagjerët e tyre, është detyrim ligjor dhe e vetmja siguri, për të minimizuar dëmet shëndetësore, tek kjo kategori tejet e ekspozuar ndaj aksidenteve rrugore.

67 drejtues dhe pasagjerë që qarkullonin pa vendosur kaskën mbrojtëse, u ndëshkuan me sanksionet administrative përkatëse", njoftoi policia e shtetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tirona: 18/08/2020 22:04

    Tani e mesoj policia rrugore kasken motorret dhe bicikletat e kane te detyruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet