Një 23-vjeçar është vënë në pranga ë Tiranë, pasi kishte thyer mnasën e sigurisë arrest shtëpie, është vënë në pranga pasi qarkullonte me armë pa leje në makinë, nga kontrolli në banesë iu gjetën edhe municion luftarak.
Pas një njoftimi se një automjet, i drejtuar nga një i ri që dyshohej se ishte i armatosur policia ka ndaluar 23-vjeçari, drejtues të automjetit në rrugën Egnatia.
Nga kontrolli është arrestuar menjëherë 23-vjeçari S. K., të cilit iu gjetën në makinë një armë zjarri pistoletë.Ndërsa në kontrollin që iu bë banesës së tij , u gjet një sasi municioni luftarak (180 fishekë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me pistoletën.
Pasi i riu u arrestua nga verifikimeve të kryera ka rezultuar se ai , kishte shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", i vendosur më parë për të.Për këtë arsye mbi të riun do të rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe thyerjes së masës së sigurisë arrest në shtëpi.