Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 29 vjeçar pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga afektivët, iu gjet një armë zjarri.
Policia njofton se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që po qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit palestinez : A. D., 29 vjeç.
Ky shtetas u kap në rrugën "Bruzi" në zonën e Laprakës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.