DURRËS- Xhuljan Sejdini ka rënë në pranga pasi është kapur me armë zjarri dhe fishekë me vete pa leje. 19-vjeçari e kishte fshehur armen në çantën e shpinës.
Sejdini dy vite më parë kishte plagosur rëndë një bashkëmoshatarin e tij ku edhe ishte dënuar.
Vetëm 3 javë pasi kishte përfunduar dënimin e tij, Xhujan Sejdini u arrestua sërish për armëmbajtje pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Arma e sekuestruar nga policia
Komento
Komente

