Qarkullonte me armë zjarri në brez, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë! Në 2016-tën plagosi një 26-vjeçare

VLORË- Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi u konstatua se qarkullonte me armë zjarri pa leje sëbashku me një person tjetër. Pas arrestimit, Olsi Koçelit i janë sekuestruar një krehër dhe municion luftarak. 

Koçeli, banues në lagjen 24 Maj në Vlorë  është pas hekurave për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

Sidoqoftë, i riu nuk është një person i panjohur për policinë pasi edhe në vitin 2017 është vënë pas hekurave për ngjarjen e ndodhur më datë 15.04.2016, ku në lagjen "Ujë i Ftohte" ka plagosur me armë zjarri shtetasen S.H., 26 vjeçe, banuese ne Vlorë, për motive të dobëta. Gjithashtu Koçeli ka qenë në kërkim për kultivim e trafikim narkotikësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës