Një 19-vjeçar është vënë në pranga pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje në Shkodër.
Si rezultat janë sekuestruar 2 armë zjarri (1 pistoletë dhe 1 kallashnikov) dhe fishekë.
Gjatë operacionit policor të koduar “Baks”, në fshatin Baks, në Velipojë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Ford” me drejtues 19-vjeçarin.
Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, D. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.