Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të hënë një 29-vjeçar , pasi qarkullonte me leje drejtimi të falsifikuar. Sipas policisë mësohet se në pranga është vënë shtetasi me inicialet A.S, për veprën penale të falsikimit të dokumenteve. Ndërkohë bëhet e ditur se i arrestuari 29 vjeçar kishte qarkulluar në mënyrë abuzive për një periudhë prej 12 muajsh edhe pse i ishte pezulluar leja e drejtimit në korrik të vitit 2018-të.
Gjithashtu policia sqaron se arrestimi i të riut u bë pas një informacioni denoncimi të ardhur në adresë të Policisë së shtetit në rrjetet sociale .
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Pas një informacioni, adresuar Policisë së Shtetit në rrjetet sociale mbi një shtetas që drejtonte mjetin me një patentë të falsifikuar ( me foton e tij por me identitet tjetër), Policia Rrugore e kryeqytetit bëri ndalimin e shtetasit me iniciale A.S vjeç 29, i cili nga verifikimi rezultoi se dispononte një leje drejtimi të falsifikuar me foton e tij dhe identitet tjetër.
Në këto kushte u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale të falsifikimit të dokumentave zyrtare si dhe masa administrative plotësuese e heqjes së lejes së drejtimit, për shtetasin me iniciale A.S, pasi nga verifikimi rezultoi se qarkullonte në mënyrë abuzive gjatë kohës që i ishte pezulluar leja e drejtimit për një periudhë 12 muaj, në korrik 2018, për shkak se nuk ishte bindur shenjës së ndalimit të patrullës së policisë rrugore dhe kishte konsumuar disa shkelje të tjera administrative.
Ta dërrmojn!
Përgjigju