TIRANË-Një 16-vjeçar me inicialet F.T. është arrestuar në flagrancë, pasi lëvizte në Tiranë me armë zjarri me vete.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 2:30 në rrugën "Myslym Keta" 16-vjeçarit iu bë thirrje për të ndaluar për kontroll nga "Shqiponja". Ai nuk është bindur dhe është larguar me vrap, por efektivët i janë vënë në ndjekje duke e kapur.
Gjatë kontrollit fizik të tij policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë me 9 fishekë, që ishte pa leje. Kapja e tij është bërë pas sinjalizimit nga banorët.
Komento