Qarkullonte me pistoletë në makinë në zonën e ish-Bllokut! Shoqërohet në komisariat Erik Fullani! Policia: Punon si bodyguard, armën e kishte me leje

Qarkullonte me pistoletë në makinë në zonën e ish-Bllokut! Shoqërohet në komisariat Erik Fullani! Policia: Punon si bodyguard, armën e kishte me leje

Erik Fullani

Një 29 vjeçar është shoqëruar nga policia e Tiranës ditën e sotme në zonën e ish Bllokut. Mësohet se bëhet fjalë për të riun, Erik Fullanin, djali i ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Sipas njoftimit të policisë, Fullani u ndalua nga policia për t’u gjobitur me 20 mijë lekë të reja për xhamat e errësuara të makinës së tij. Gjatë kontrollit të bërë në automjetin e tij, policia gjeti edhe një armë zjarri.

Pas shoqërimit në komisariatin nr.2 dhe verifikimeve të bëra, rezultoi se arma e gjetur në makinën e Erik Fullanit ishte me leje pasi ky i fundit punon si truprojë (bodyguard) në një firmë private. Në vijim të veprimeve arma u dorëzua tek drejtuesi teknik i firmës.

Erik Fullani është mjaft i njohur edhe në rrjetet sociale ku prej vitesh reklamon jetën e tij luksoze mes makinave të shtrenjta.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Avni Rustemi: 21/02/2023 11:03

    Kishte arme ne Paris kur kishte nje Esat. Ka ketu ne Shqiperi tasme te mbushur me Avni dhe Esat.

    Përgjigju
  • emigranti: 21/02/2023 10:23

    Shum e fort kjo, nje si ky tip me arme qe ka leke te blejne te gjith shqiperine ka perfunduar bodyguard me arme me leje....... ah populli shqipetar si dele qe votoni o Ramen o Salen, vazhdoni keshtu se edhe Afrika do e kalojn shqiperine per mireqenje te popullit.

    Përgjigju
  • Goni: 21/02/2023 10:15

    Sa familje e urryer jane keto, si derra, policia ka rene me kohe

    Përgjigju
  • Eron: 21/02/2023 09:27

    TURP dhe SKANDAL! Bodyguard ky qe ka para per te blere gjysmen e tiranes

    Përgjigju
  • Iris: 21/02/2023 01:57

    Uau,i biri i guvernatorit te bankes kombetare na paska perfunduar truproje?! Kam respekt per truprojet se kane pune /me koke ne torbe/ thote populli,por kete e prisnim te behej drejtor,ose dicka e tille,sepse te gjithe femijet e ketyre lloj zyrtareve vetem per drejtora,profesora,/ZYLO ministrie/ e seksere gjykate i ke,cdo pune tjeter u prish /dockat/ e buta dhe u lodh kurrizin.Dhe sa per armen,a nuk duhej t'a dorezonte ne mbarim te orarit te punes tek eprori?!

    Përgjigju
  • Gimi: 20/02/2023 21:47

    Shtetin e Kane kapur horrat dhe bespreret tash e 30 vjet kot lodheni me komente,

    Përgjigju
  • Gripi: 20/02/2023 19:42

    A ka ndonje fije morali Policia e Shtetit kur jep leje arme? Lejet i leshon Policia e Shtetit dhe jo firma private. Kush ka verifikuar informacionin dhe kush ka firmosur per ate leje duhet te shkarkohet urgjentisht. Firmes ti hiqet licensa dhe drejtuesi teknik te procedohet penalisht. Por kur nuk funksionon shteti do na duhet te vetembrohemi nga horrat dhe bijte e horrave.

    Përgjigju
    • Emigranti: 20/02/2023 23:46

      Koment me vend Gripi. Policia me barkderret e zinxhirit komandues jan fajtore qe bijt e bukur te baballareve te pasur bejn vetem probleme rrugeve. Ishallah hasin ne ndonje qe jua tregon vendin e duhur!!!!

  • Fadili: 20/02/2023 17:36

    I paskan mbaru leket e bankes ketij!

    Përgjigju
  • BSH: 20/02/2023 17:33

    Po ky fshinte djerset me 500€, ku i hyn ne sy puna si bodyguard...

    Përgjigju
  • Tirana: 20/02/2023 17:10

    Na mbyten budallejt. Edhe i jati kedhtu eshte sjellur ne moshen e tij. Fullanesha ka xhepat plot… ku i moren ??

    Përgjigju
  • Koci mina: 20/02/2023 16:51

    Sa t ket babin ky fisi normale qe do dali bodyguard, ky ska ber pik sekonde pune ne jeten e tija na dalka bodyguard, ajde drejtesi ajde

    Përgjigju
    • Fadili: 20/02/2023 19:24

      Sa tket shok e miq kan per ta msu si tja hudhi bythës riku

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen