TURQI - Goztepe ka marrë një fitore të rëndësishme në Superligën turke të hënën, duke triumfuar 3-1 kundër Rizesporit. Përveç rezultatit, ndeshja solli në qendër të vëmendjes dy futbollistët shqiptarë.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Goztepes, ndërsa Rizespori riktheu baraspeshën në minutën e 60-të me anë të Qazim Laçit (30 vjeç dje). Mesfushori i kombëtares shqiptare u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit, duke shënuar golin e tretë personal këtë sezon në kampionat.
Megjithatë, barazimi zgjati shumë pak. Tre minuta më vonë, Arda Kurtulan, ish-lojtar i Kombëtares U-21, realizoi një gol të bukur me të majtën pas një aksioni të mirëorganizuar, duke rikthyer në avantazh Goztepen.
Kurtulan shënoi golin e tij të tretë në këtë sezon të Superligës, dhe lojtari shihet gjithnjë e më shumë si një alternativë për trajnerin Sylvinho në të ardhmen.
Në fund, Goztepe siguroi fitoren 3-1, duke mbyllur një ndeshje ku dyshJA Laçi - Kurtulan patën ndikim direkt në lojë dhe rezultat.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 10:30
Haga kërkon dënimin me 180 vite burg për ish-krerët UÇK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
5.6%
-
Të gabuar
90.2%
-
Nuk kam mendim
4.2%
Vota total: 5414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Armando Broja humbet terren te Burnley, trajneri Scott Parker tregon arsyen përse nuk e grumbulloi në Premier League
13 Shkurt, 13:00
-
Dy klube angleze vëzhgojnë nga pranë Ernest Muçin
12 Shkurt, 14:04
-
Takimi në Ankara/ Erdogan: Kemi çështje të ndërlikuara, por jo të pazgjidhshme! Mitsotakis: Është koha të heqim çdo kërcënim
11 Shkurt, 19:36
-
Erdogan vendos në krye të Drejtësisë turke prokurorin që hetoi opozitën
11 Shkurt, 13:52
-
VIDEO/ Ernest Muçi vijon shkëlqimin, Arlind Ajeti dopietë në Turqi! Shënon edhe Seferi
9 Shkurt, 13:28
-
Greqia dhe Turqia, tensione të reja në Egje
8 Shkurt, 15:15
-
Myrto Uzuni rikthehet në Evropë? Në horizont shfaqet klubi i Superligës turke
6 Shkurt, 13:13
-
Greqia dhe Turqia/ Tensione të reja mes dy vendeve në detin Egje
6 Shkurt, 08:41
-
VIDEO/ Në Stamboll janë 'të çmendur' pas N'Golo Kante, tifozët e Fenerbahces hipin mbi pemë për të parë mesfushorin
5 Shkurt, 15:17
-
Juljan Shehun e kërkuan katër klube në janar, mesfushori i Kombëtares për play-off-in e Botërorit: Polonia ka avantazhin e tifozëve, ndeshja do vendoset nga detajet
5 Shkurt, 12:10
-
Zyrtare/ Gjashtë ndeshje me Kombëtaren, Giacomo Vrioni rikthehet në Itali dhe firmos në Serie B! Shok skuadre me Shpendin
5 Shkurt, 11:34
-
Përfundon hetimi për Ekrem Imamoğlu, prokuroria e Stambollit kërkon deri në 20 vite burg për ish-kryebashkiakun
4 Shkurt, 19:17