Berat- Nxënësit e gjimnazit “Babë Dudë Karbunara”, në Berat, do të ulen sot në bankat e shkollës së re, një prej 25 shkollave të reja të ndërtuara në mbarë vendin.
Neuro-kirurgu shqiptar Kita Sallabanda që punon në Spanjë dhe Dhori Kule, Dekan i fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës kanë dalë nga bankat e kësaj shkolle.
Kush ishte çelësi i suksesit të tyre?
“Çelësi i suksesit janë profesorët e nderuar që kemi pasur ne. I kujtoj me cfarë përgjegjësie, dashuri punonin, e transmetonin mesazhin për profesionit e qytetin’ thotë profesor Kule.
E në kohën që jetojmë tashmë dhe të inteligjencës artificiale, roli I mësuesit bëhet edhe më i domosdoshëm.
“Çelësi i suksesit është mësuesi. Në fushën e arsimit, mësuesit e mirë tashmë u është bërë më e përgjegjshme dhe më e vështirë puna. Që inteligjenca artificiale të jetë efektive është e nevojshme që natyralja të jetë e sistemuar mirë. Dhe inteligjencën natyrale janë mësuesit ata që e sistemojnë” tha Kule.
Prandaj këmbëngul që vëmendja të mos përqëndrohet tek sasia e studentëve për të mbushur degët e mësuesisë por tek cilësia.
“Në fushën e arsimit dhe degët e mësuesisë ndodh një dukuri që ka universitete që nuk po mbushen me degët e mësuesisë. Nuk është problematike. Në shumë vende, Italia e Gjermania profesionet e mësuesit i kanë me destinacion që kur mbarojnë. Dhe kjo është e thjeshtë. Më pak buxhete harxhohen. Dhe nëse është meraku për pedagogët të degës së mësuesisë, nuk mbeten të papunë. U bëjnë trajnim mësuesve ekzistues. E kemi të domosdoshme që degëve të mësuesisë ti japim prioritet. Prioriteti jepet edhe me ndikimet e mira që kanë nisur me pagat, porn ë destinacion në degët prioritare duhet të sistemohen pagat” tha profesor Kule.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7409
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet Presidenciale në SHBA/ ChatGpt refuzoi të gjeneronte 250 mijë imazhe 'fake' për Trump dhe Harris
10 Nëntor, 09:57
-
Del në ankand piktura e inteligjencës artificiale, ja vlera që mund të shitet (VIDEO)
27 Tetor, 12:50
-
Gjermania synon të bëhet lidere në Evropë për inteligjencë artificiale
22 Tetor, 16:41
-
Inteligjenca artificiale parashikon fituesit e Botërorit deri në vitin 2062
15 Tetor, 16:37
-
Zbulimi amerikan: Rusia e para në përdorimin e inteligjencës artificiale për të ndikuar zgjedhjet në SHBA
24 Shtator, 10:18
-
Rama në OBK për Inteligjencën Artificiale: 95% e shërbimeve sot në Shqipëri ofrohen online
23 Shtator, 20:33
-
Nesër nis viti i ri shkollor 2024-2025, policia gati planin e masave: Shtohet prezenca e efektivëve pranë shkollave! Teste për alkool shoferëve që transportojnë nxënësit
8 Shtator, 10:49
-
Pesë vite pas tërmetit, gati gjimnazi 'Naim Frashëri’! Çfarë do të bëhet me ‘Gjergj Kastriotin’? Flet për Report Tv kryebashkiakja e Durrësit
7 Shtator, 17:49
-
Të hënën nis shkolla/ Ndalohet lëvizja e furgonëve të mallrave në orën 07:00-09:00, Veliaj: Apel edhe për prindërit në administratë publike
6 Shtator, 18:49
-
‘Time’ përfshin shqiptaren Mira Murati në majë të listës së njerëzve që po bëjnë revolucion në botë
6 Shtator, 08:50
-
Kur do të martohet Mira? Shefja e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati, rrëfen pyetjen e parë që nëna e saj i drejtoi ChatGPT-së
3 Shtator, 12:33
-
Short Championsi me inteligjencë artificiale, frikë për hakerim! CEO i kompanisë: Kemi rritur nivelin e sigurisë
29 Gusht, 14:21