Qefalia në emisionin "Tetë a Tetë":
Do ndërhyhet edhe në zona të tjera
I ftuar në emisionin Tetë a Tetë, deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia u shpreh se ndërhyrja në Lazarat nuk është një ngjarje spontane, por një operacion i mirëstudiuar.
I ftuar në emisionin Tetë a Tetë, deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia u shpreh se ndërhyrja në
Lazarat nuk është një ngjarje spontane, por një operacion i mirëstudiuar.
Lazarati është në qendër të ditës, të gjitha mediat e kanë në qendër të vëmendjes
“Është një situatë që kërkon një solidaritet jo vetëm nga media por edhe nga opinioni publik pasi policia po vijon të përballet me një bandë kriminale”-tha Qefalia duke shtuar se “Kjo nuk është një ngjarje spontane, por një operacion i mirëstudiuar, pasi janë zhvilluar disa takime në shkollat e Lazaratit, dhe krerët lokalë. Ky veprim i sotëm i fundit kur nuk arrihen negociatat.”
Qefalia ka folur edhe për mos reagimin e deritanishëm të opozitës për aksionin e policisë në Lazarat. “Kemi një opozitë që ka krijuar aleancën kundër drogës dhe nuk reagon.”-shtoi Qefalia duke theksuar se mos ndërhyrja e qeverisë së kaluar në Lazarat për të treguar një imazh të keq të Shqipërisë.
Qefalia ka bërë të ditur se pas Lazaratit Policia e Shtetit do të ndërhyjë edhe në zona të tjera të vendit për eliminimin e zonave ku kultivohet kanabisi. “Lazarati është bërthama e evidentuar, kjo nuk do të thotë që nuk do luftohen zonat e tjera” –tha Qefalia.
Ndërhyrja në këtë moment sipas Qefalisë nuk bëhet për të ndikuar te Evropianët për statusin por për të hequr njollën e keqe që ka krijuar Lazarati.
“Në progres-raportin e fundit evidentohet bashkëpunimi i policisë së shtetit me vendet fqinje për të luftuar trafikimin e drogës.”- ka sqaruar Qefalia
Në përfundim të intervistës me gazetarin Artur Nura në emisionin “Tetë a Tetë” Qefalia ka folur edhe për incidentin që ka pasur disa ditë më parë me deputetin demokrat, Genci Strazimiri.
“Një veprim që nuk jep një impakt pozitiv në opinionin e gjerë. Më kanë shqetësuar etiketime për t’i dhënë ngjyra politike ngjarjes. Nuk kam gjë me Strazimirin, por me ata që duan të përfitojnë politikisht.” –tha Qefalia duke shtuar se “Ngjarja ka rrjedhur në mënyrë të menjëhershme. Si veprim është i dënueshëm.”
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.9%
-
Të gabuar
13.9%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6266
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42