Agresorët udhëtonin me një automjet tip “Mitsubishi” dhe mësohet se nuk i janë përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar. Policia u vu në ndjekje te tyre dhe pikërisht në këtë moment personat në fuorsitradë kanë qëlluar në drejtim të uniformave blu nga brenda makinës, por fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar. Më pas të armatosurit kanë braktisur mjetin që rezultoi të ishte me targa false dhe janë strehuar në fshat.
Duke marrë shkas nga kjo mësohet se pese grupe të Forcave Speciale dhe RENEA të ardhura nga Tirana se bashku me efektivë të policisë së Gjirokastrës kanë zbarkuar në Lazarat, ndërsa po kryhet kontrolli i imtësishëm i të gjithë territorit të fshatit për të identifikuar dhe gjetur autorët e kësaj ngjarjeje.
Në makinën e autorëve u sekuestruan një armë zjarri, një fenelinë policie, gëzhoja, fishekë dhe prova të tjera të vlefshme për identifikimin e tyre. Nё afёrsi tё mjetit, u gjet edhe njё automatik me fishek në gojë i hedhur nga autorët.
Nga të shtënat me armë në drejtim të postbllokut të policisë nuk ka pasur të lënduar, ndërsa policia thotë se ka identifikuar autorët.
Në Gjirokastër mbërriti edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, i shoqëruar nga drejtues të tjerë të lartë të policisë. Didi gjatë fjalës tij ka pohuar se policia i ka dhënë rëndësinë e duhur këtij incidentit dhe për të treguar se policia është në krye të detyrës, ndërsa i pyetur nëse në Lazarat ka parcela të reja me hashash Didi e ka mohuar diçka të tillë.
“Ne i dhamë rëndësinë e duhur për të treguar që policia vazhdon të njëjtin ritëm ndaj çdo tentative për të rikthyer fenomenet e vjetra kriminale dhe me të njëjtin presion e metodë do të veprohet në të gjithë territorin. Ne nuk do tolerojmë asnjë ngjarje në zonën e Lazaratit dhe kudo. Ajo që konstatoj është që dhe vetë banorët e Lazaratit e kuptojnë, kanë qenë shumë mirëkuptues dhe të distancuar nga këto veprime”
Vutë re prani të kanabisit?
“Nuk e shikoj për momentin një risk të tillë, por jemi të vëmendshëm se jemi në periudhën që mund të fillojë kultivimi"
Ky fshat prej kohësh është bërë objekt i aksioneve të policisë për arrestimin e personave të shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike. Në Lazarat prej 9 muajsh vepron edhe një postë policie, e cila merr përsipër mbarëvajtjen e rendit dhe qetësisë.
Ky incident vjen nëntë muaj pas superaksionit të Policisë së Shtetit në Lazarat për asgjësimin e çdo rrënje kanabisi, uniformat blu janë rikthyer sërish në fshatin e konsideruar deri para një viti si “Kolumbia e drogës”. Ky aksion shenoi nderhyrjen e pare te policise ne "republiken e droges".
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)