Policia e Durrësit ka njoftuar se në lagjen nr.4 Durrës është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë mjeti tip "Volswagen", i parkuar, në pronësi të shtetasit I.B., 29 vjeç.
Shqiptarja.com mëson pronari e ka konstatuar në mëngjes kur ka shkuar te mjeti. 29-vjeçari ka bërë denoncim në polici. Drejtuesit e policisë thonë se kemi të bëjmë me një djalë korrekt pa probleme.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ku po kontrollohen kamerat e sigurisë të objekteve aty pranë.
Motivet janë ende të paqartë, ndërsa dyshohet se makina mund të jetë qëlluar nga persona të pirë që kanë qëlluar ose kanë gabuar objektiv.








Komente
Komento