ATHINE-Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri mbrëmë në një lagje të kryeqytetit grek, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Shqiptari 40-vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga autoritetet greke ishte duke ecur në rrugë në momentin kur dy persona me një motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar dy herë në gjoks.
40-vjeçari dyshohet se ishte i përfshirë në trafik droge. Mediat shkruajnë se iu mor një çantë nga dora pasi u qëllua, ndërsa autorët, sipas dëshmitarëve e kishin të mbuluar armën me një shall.
Sipas medieve greke, bazuar te informacionet nga policia dyshohet se bëhet fjalë për një larje hesapesh, ndërsa vijojnë kërkimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e plagosjes. Ndërkohë që shqiptari i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në spital në Athinë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com