LEZHË- Në rrugën e Shëngjinit, një person me motor ka qëlluar në drejtim të një automjeti. Të dyja palët janë larguar nga vendi i ngjarjes, por automjeti i qëlluar është ndaluar në Kryebushat të Shkodrës nga policia, pasi kanë parë shenjat e plumbave.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes "Xhenjo" dhe fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në njerëz.
Një automjet është ndaluar në Kryebushat të Shkodrës, pasi dyshohet se janë personat që kanë qëlluar me armë. Akoma nuk janë bërë të ditur emrat e personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet.
Sotiiirrr mos i fryj zjarrit se do digjet fshatiiii
Përgjigju