BERAT- Valter Braho, 43-vjeç banues në Skrapar është arrestuar nga policia e Beratit për moskallëzim krimi. 43-vjeçari u paraqit në spitalin e Beratit i plagosur me armë zjarri, ndërsa deklaroi se ishte vetëplagosur me thikë.
Por Valter Braho rezulton se ishte plagosur nga Andrea Ajasllari me armë zjarri në oborrin e banesës së këtij të fundit. Sipas policisë 45-vjeçari në fshatin Grevë, Skrapar, ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri shtetasin Valter Brahon.
45-vjeçari Ajasllari është shpallur në kërkim nga policia për plagosje nga pakujdesia si dhe ‘armëmbajtje pa leje’.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.