KORÇË - Një 67-vjeçar u vra me thikë në qytetin e Korçës në rrethana ende të mistershme. Ishte bashkëshortja e cila gjeti burrin e saj, Petrika Treska me plagë të rënda të thike, pranë banesës së tyre në lagjen numër 7 të qytetit.

Ngjarja sipas policisë ndodhi rreth orës 20:30, ku policia thotë se 67-vjeçari u godit me thikë në rrethana të paqarta dhe ndërroi jetë në spital.

Ishte bashkëshortja e tij që me të parë burrin në gjendje të rëndë, e shoqëroi atë me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 67-vjeçari Petrika Treska nuk mundi të mbijetojë.

 "Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", thuhet në një njoftim paraprak të policisë.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, banesa ku ndodhi vrasja.

Petrika Treska

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
Tropojë/ Plagoset me thikë 35-vjeçari, në gjendje të rëndë në spital, shoqërohen në polici tre persona

1582833502_plagosjenaten.jpg

TROPOJË- Një 35-vjeçar është plagosur me thikë në fshatin Bujan dhe ndodhet në gjendje të rëndë shndetësore.

Sipas policisë së Kukësit, S.M. ndodhet në spitalin e Bajram Currit dhe janë shoqëruar 3 persona si të dyshuar në ngjarje.

Akoma nuk dihen shkaqet e plagosjes së 35-vjeçarit dhe po hetohet në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Kujtojmë se për natën e sotme kjo është ngjarja e tretë kriminale pas vrasjes në Korçë dhe plagosjes në Laç.

Ora 21:16
Laç/ Familjarët transportojnë 19-vjeçarin drejt Spitalit të Traumës, policia: Dyshohet të jetë vetëplagosur me armë

Një 19-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë pasi dyshohet të jetë vetëplagosur me armë zjarri në banesën e tij në Kurbin.

Policia njofton se i riu me inicialet H.Gj është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë nga  familjarët e tij. Në këto kushte, policia e mbërritur në banesë nuk ka mundur të marrë në pyetje familjarët, por nga infromacionet në vendngjarje, dyshohet se 19-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri.

"Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thotë policia në një njoftim paraprak.