Një 19-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë pasi dyshohet të jetë vetëplagosur me armë zjarri në banesën e tij në Kurbin.

Policia njofton se i riu me inicialet H.Gj është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë nga  familjarët e tij. Në këto kushte, policia e mbërritur në banesë nuk ka mundur të marrë në pyetje familjarët, por nga infromacionet në vendngjarje, dyshohet se 19-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri.

"Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thotë policia në një njoftim paraprak.


Lajmi kryesor:

Korçë, vritet me thikë 67-vjeçari! Gruaja e gjen në gjendje të rëndë pranë banesës, ndërron jetë në spital (VIDEO)