Policia e Sarandës ka mundur të vendosë në pranga shtetasin E. M, 22 vjeç banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme për shkak të një konflikti për kullotën ka plagosur 21-vjeçarin L. K, i cili ndodhet në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes autori u përpoq të largohej, por pas disa orësh është vënë në pranga nga policia në qytetin e Delvinës ku edhe i është sekuestruar arma e gjahut, me të cilin qëlloi 21-vjeçarin.

Tani 22-vjeçari do të përballet në gjykata për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".