VIDEO/ Qëlloi efektivin që po e ndiqte me 2 plumba në bark, burg për Klered Bozhanaj, deklarata e çuditshme në gjykatë: Jam amerikan, jo shqiptar! Avokati kërkon shtrim në psikiatri

TIRANE - Autori i plagosjes me dy plumba të efektivit të policisë në Tiranë doli para gjykatës me pamje të qetë dhe me duar lidhura kryq prapa xhamit në bankën e të akuzuarit.

Kjo video e momentit kur Klered Bozhanaj, 42-vjeç që qëlloi në drejtim të oficerit Edlir Alleshi, duke e lënë të plagosur në bark, ishte një nga provat e prokurorisë.

Gjykata vendosi që i pandehuri të qëndrojë në qeli pa afat, ndërsa për të është urdhëruar ekspertim i plotë i gjendjes mendore. Para gjykatës Klered Bozhanaj deklaroi se nuk ishte shqiptar, por amerikan dhe pjesë e “Iluminatit”, duke mos dhënë asnjë arsye apo version për ngjarjen e rëndë të së mërkurës kur qëlloi me armë ndaj punonjësve të policisë. Avokati i tij Roland Lalla, edhe pse pa një dokument që vërteton gjendjen mendore të klientit, kërkoi shtrimin në një spital psikiatrik.

"Nuk ka qëndrueshmëri në muhabete, diskutimet që ai bën. Gjykatës i kam kërkuar bërjen e akt-ekspertimit psikologjik si edhe shtrimin në një spital psikiatrik, deri në momentin e ardhjes së aktit. I ka pasur, le të themi, punonjësit e policisë, ose rrobën e policisë dhe ka bërë këtë veprim, të çuditshëm", tha avokati Roland Llalla.

Avokati Llala pretendon se në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se një gëzhojë, duke ngritur dyshime se mund të ketë pasur shkëmbim zjarri.

" Aty flitet që ka disa gëzhoja të gjetura në tokë, këtë mbetet për ta sqaruar më tej hetimi. Ne këtë nuk e kemi të vërtetuar por mendohet që ka pasur, këtë do ta vërtetoj hetimi i mëtejshëm", shtoi avokati. 

Report Tv verifikoi dokumentet e dosjes të referuara nga policia në prokurori, ku thuhet se në vendngjarje, janë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.6 mm, dy predha me dëmtime të tilla që nuk përcaktohet kalibri ndërsa jashtë shkallëve të pallatit ku ndodhi plagosja, është gjetur një gëzhojë e kalibrit 9 mm. Avokati kishte edhe një mesazh për policin e plagosur.

"Nga ana e familjarëve kërkojmë ndjesë për punonjësin e policisë. Është dëmtuar dhe shyqyr që ka shpëtuar për jetën", tha Llalla.

Klered Bozhanaj qëndroi në arrati për 24 orë, pasi plagosi në shkallët e pallatit të tij Edlir Alleshin. Kjo video e një kamere sigurie ngjitur me vendin e ngjarjes tregon dinamikën, edhe pse me vështirësi. Në fillim zbret me shpejtësi nga shkallët polici tjetër “Shqiponjave”, pasuar vetëm pak sekonda më vonë nga Edlir Alleshi, i cili shfaqet duke çaluar dhe hyjnë në lokal. Pak më vonë, si një hije, dallohet që zbret Bozhanaj dhe arratiset në anën tjetër, për t’u arrestuar një ditë më vonë sapo hyri në banesë. 42-vjeçari ishte kthyer një vit më parë nga Italia.

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I cmenduri: 23/09/2023 15:38

    Ky eshte varianti i ri tani.. beni ai te çmendur qe mos perfundoni ne Burg...pyetja eahte : perse ky I cmendur qe ngiste edhe makine (arme tjerer vrasese) nuk u fut ne psikiatri me koje por ishte i lire neper rruge rr?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë