Qëlloi kunatën me sëpatë pas sherrit për rrugën, kapet pas 10 muajsh në Tiranë

Qëlloi kunatën me sëpatë pas sherrit për rrugën, kapet pas 10 muajsh në Tiranë

Qefsere Koleci e plagosur nga kunati ne 2018

TIRANE-Kapet pas 10 muajsh në kërkim 62-vjeçari Medi Koleci, i cili ishte në kërkim pasi në shtator të vitit 2018 pas një sherri tentoi që të vrasë kunatën më sëpatë. Ai është arrestuar sot në rrugën "Jordan Misja" në Tiranë për llogari të Durrësit.

Vjet në fshatin Armath në bashkëpunim me dy djemtë e tij, Koleci goditi me mjete të forta (sëpatë), kunatën e tij, Qefsere Koleci duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën.

Si nisi konflikti për rrugën mes dy vëllezërve?
Qefsere Koleci akuzonte asokohe se kunati i saj kishte zaptuar një rrugë shtetërore tek e cila ajo dhe familja e saj kalonin prej 23 vitesh për të shkuar në tokën e tyre.

Djali i saj Eltoni tha se Bashkia e Durrësit ju dha atyre të drejtë dhe IKMT-ja ndërhyri për të hapur rrugën, por ky veprim inatosi xhaxhanë e familjarët e tij.

Ai tentoi që të bllokojë sërish rrugën pas ndërhyrjes se IKMT, por policia e shoqëroi disa orë, ndërsa sapo e liroi, ai së bashku me djemtë në shenjë hakmarrje dhunuan 55-vjeçaren.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari