Qëlloi me armë drejt shtëpisë së një personi në Tiranë, arrestohet 27 vjeçari për vrasje të mbetur në tentativë

Qëlloi me armë drejt shtëpisë së një personi në Tiranë, arrestohet 27 vjeçari për vrasje të mbetur në tentativë

Foto ilustruese

Një tentativë vrasjeje ka ndodhur para 1 muaji në Tiranë.

Gazetari i Report Tv Sokol Dema bën me dije se 27 vjeçari Ronaldo Gurabardhi në Tiranë është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë drejt shtëpisë së Artur Korteshit.

Ai ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasje" e mbetur në tentativë "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prishja e qetësisë publike”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. G., 27 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasje" e mbetur në tentativë "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prishja e qetësisë publike" pasi me datë 20.03.2021, në rrugën "Shaban Bardhoshi"  ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të baneses së shtetasit A. K”, thotë policia.

Ende nuk bëhen me dije detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike