DURRËS - Një 31-vjeçar u arrestua mbrëmjen e djeshme pasi ka qëlluar në ajër me armë në lagjen nr. 1 në Durrës.
Në rethana të paqarta, 31-vjeçari me iniciale J.B. ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke shkaktuar panik tek banorët.
Mbrëmjen e djeshme, pas një njoftimi në sallën operative se në lagjen nr. 1, Durrës, një shtetas kishte qëlluar në ajër me armë zjarri duke shkaktuar panik tek banorët, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e 31-vjeçarit në ambientet e Policisë.
Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se arma që dispononte shtetasi J. B., ishte armë sportive dhe përdorej me fishekë manovër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.