ELBASAN- Një 27-vjeçar, banues në fshatin Kalaj të Gramshit është arrestuar për armëmbajtje pa leje.
Dy ditë më parë, 27-vjeçari, Fabjon Selami ka qëlluar në ajër me pistoletë në ceremoninë e martesës së vajzës së L.M., 59 vjeç.
Në kuadër të hetimeve, është proceduar penalisht edhe 59-vjeçari për "moskallzim krimi".
Njoftimi i plotë:
Gramsh
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Fabjon Selami, 27 vjeç, banues në fshatin Kalaj, Gramsh, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese".
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 18.10.2018, në fshatin Gribë, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë në ceremoninë e martesës së vajzës së shtetasit L.M., 59 vjeç.
Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale "Mos kallzim krimi" edhe shtetasi L.M.
Materialet Hetimore i kaluan Prokorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.
-
Fredi plotesisht dakort polici bajge nuk merren me kriminelet Me lidhje Me politikane si Balla Po merren me nje te lumtur nga dasma
Përgjigju -
Bajgë!
Përgjigju











Komente
Komento