19-vjeçari i shpallur në kërkim, Faredin Çela është ndaluar nga policia për moskallëzim krimi. Bëhet fjalë për një ngjarje të 23 prillit të këtij viti. Çela së bashku me Anxhelo Gërmenjin qëlluan me armë drejt makinës së bashkëmoshatarit të tyre, Igli Dostit.
Çela dhe Gërmenji ishin shpallur në kërkim pas ngjarjes, ky i fundit ende nuk është vënë në pranga.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar ndaj 19-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", pasi ka shoqëruar në automjet Anxhelo Gërmenjin i cili në prill në këtij viti ka qëlluar me armë drejt makinës Igli Dostit. Në momentin e sulmit Dosti ishte jashtë automjetit të tij.
Ngjarja ndodhi në Çorovodë të Skraparit, dyshohet të jetë nxitur pas një konflikti nga fërkimi midis dy mjeteve që kanë patur adoleshentët
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.