Rreth 24 orë pas sulmit me kallshnikov në një pikë bastesh në zonën e Kombinatit, policia ka vënë në pranga autorin, 40-vjeçarin Altin Dani i njohur për precedentë të mëparshëm penal. Pas negociatave me policinë, Dani është vetëdorëzuar mbrëmjen e së dielës në komisariatin numër 2 në kryeqytet.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi një ditë më parë, qëlloi me armë në drejtim të një pike bastesh në Rrugën e Qelqit, pas një konflikti me pronarin, ndërkohë që ishte në gjendje të dehur.
Pas ngjarjes, Dani arriti të largohej me automjetin e tij, i cili u gjet pak minuta më vonë i braktisur ndërsa arma ishte hedhur në një kazan mbeturinash.
Sakaq ndaj tij rëndojnë akuzat e "vrasjes së mbetur në tentativë" dhe "armëmbajtje pa leje".
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com