Një 25-vjeçar është vënë në prangat e policisë se shtetit pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja".
I arrestuari është E. M., banues në Kuçovë. pasi më datë 09.07.2019 në lagjen "11 Shkurti", Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta me A. P. dhe A.T. (ndaluar më parë) dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Pas kësaj ngjarje, ndaj tij Gjykata e Beratit vendosi më datë masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Kanosja".